Lajçak pas vizitave në Kosovë e Serbi: Bisedimet vazhdojnë së shpejti
Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas vizitave që pati në Kosovë e Serbi, ka konfirmuar se bisedimet do të vazhdojnë së shpejti.
Lajçak përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se gjatë vizitave me emisarin amerikan dhe këshilltarët e tjerë, diskutuan për hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Së bashku me këshilltarët e politikës së jashtme të Gjermanisë, Francës, Italiës dhe atë amerikan Escobari, kam udhëtuar sot në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre bazuar në propozimin tonë.” – ka thënë ai.
Together with 🇫🇷🇩🇪🇮🇹 Chief foreign policy advisers and 🇺🇸 DAS Escobar, I travelled to Kosovo and Serbia today to discuss steps towards normalisation of their relations based on our Proposal. This also means full implementation of all Agreements. I plan to continue our talks soon. pic.twitter.com/1LBM2F6kPK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 20, 2023
Ai e ka bërë të qartë, se kjo nënkupton zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.
“Kjo gjithashtu nënkupton zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve. Kam në plan të vazhdojmë bisedimet tona së shpejti.” – tha ai në fund.