Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për grabitjen në Suharekë
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e tretë të dyshuar për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë.
Lajmin për Betimin për Drejtësi, e ka konfirmuar prokurorja e rastit Ervehe Gashi.
Gashi ka thënë se sot pritet të merret vendimi për të arrestuarit.
“Po, është arrestu edhe një person i tretë. Kallëzimi penal vjen diku rreth orës 13:00 dhe vendimi se sa persona po shkojnë në paraburgim. Arrestimi i tij është bërë mbrëmë.” – ka thënë ajo.
Ndërkohë, të dielën mbrëma, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për këtë rast.
Kujtojmë se nga kjo grabitje, mbetën të lënduar dy policë, njëri nga ta u lëndua me armë zjarri.
