Xhevdet Pozhari pretendon se ka zbuluar një skandal të ri, ka edhe një thirrje për Prokurorinë - NACIONALE

Xhevdet Pozhari pretendon se ka zbuluar një skandal të ri, ka edhe një thirrje për Prokurorinë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Analisti kosovar, Xhevdet Pozhari pretendon se ka zbuluar një skandal të ri.

Sipas tij, dy kryeshefë agjencionesh brenda të njëjtit institucion ia kanë dhënë me qera njëri-tjetrit një copë tokë të shtetit.

Gjithnjë sipas Pozharit, kjo ka ndodhur për një çmim qesharak, ndërsa shtoi se detajet do t'i publikojë gjatë kësaj jave, javë në të cilën kanë mbetur edhe katër ditë, duke mos llogaritur atë të sotmen.

"Prokurori ku je?", pyeti ai me kërshëri, fare në fund të postimit, postim të cilin të plotë mund ta shikoni më poshtë.

Lajme të ngjashme