Raportimet serbe, reagon shefi i kabinetit të Presidentes: Mediat e regjimit të Vuçiqit me njoftime false, tentojnë nxitje
Pas raportimeve të mediave serbe lidhur me një shkëmbim zjarri në Zubin Potok, ka reaguar shefi i kabinetit të Presidentes Osmani, Blerim Vela.
Vela, përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter" ka thënë se këto media, puro pro-regjimit të Vuçiqit, po tentojnë nxitje tensionesh.
Sipas tij, të gjitha këto janë raportime false, që për synim kanë destabilizimin.
"Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në ndonjë skenë krimi. Strukturat ilegale dhe kriminale serbe po gjuajnë me armë", tha ndër tjerash Vela.
Më poshtë edhe postimi i plotë i tij:
🚨 #Serbia’s pro-regime media are in overdrive to instigate armed confrontation in #Kosovo, falsely reporting that skirmishes are taking place near Zubin Potok.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 25, 2022
Kosovo Police is not involved in any skirmishes. Serbia’s illegal and criminal structures are firing weapons. pic.twitter.com/hyWtCM9iny
