Po “ngulfaten”, sulmi në zemër i kryeprokurorit e sulme të tjera, paralajmërohet pezullimi i punës në Pallatin e Drejtësisë - NACIONALE

Po “ngulfaten”, sulmi në zemër i kryeprokurorit e sulme të tjera, paralajmërohet pezullimi i punës në Pallatin e Drejtësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarja e Këshillit Prokurorial, Jehona Grantolli, ka thënë se stafi i prokurorisë çdo ditë po rrezikohet nga gjendja në Pallatin e Drejtësisë, duke thënë se Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi ka pësuar arrest kardiak, si pasojë e mungesës së ajrit.

Ajo ka përmendur edhe prokurë dhe anëtarë tjerë të stafit që, sipas saj, po përballen çdo ditë me probleme shëndetësore si pasojë e kushteve të renda në Pallatin e Drejtësisë.

Garntolli, ka kërkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e 220-të të mbajtur të premten që si pikë të diskutimit në rendin e ditës të vendoset për diskutim edhe kjo gjendje.

Sipas anëtares Grantolli, një propozim i tillë është mirë të miratohet nga Këshilli pasi, sipas saj, gjendja në Pallatin e Drejtësisë është e rëndë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ajo tha se për shkak të gjendjes së ventilimit, personat që punojnë në këtë objekt janë duke rrezikuar shëndetin e tyre.

“Siç e dini e kam dërgu edhe një e-mali dje dhe kam propozu që me u diskutu çështja e Pallatit të Drejtësisë, kjo duke marrë rast që Kryeprokurori i shtetit ka pësu arrest kardiak dhe tani gjendet në pushim mjekësor, i cili i ka edhe raportet mjekësore”, tha anëtarja Grantolli.

Tutje, ajo ka shtuar se probleme shëndetësore kanë edhe një numër i madh i stafit, ku ka përmendur edhe prokurorin Fatmir Behrami dhe administratoren e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Feride Isufi për të cilën tha se ka pësuar një lloj sulmi.

“Jeta e prokurorëve dhe stafit është në rrezik, në kemi përditë staf dhe prokuror që merren nga emergjenca edhe shkojnë në spital dhe nuk jam për me rreziku jetën e askujt dhe unë ju kam thanë që e kanë mbështetjen time për çdo gjë që marrin”, tha Kelmendi.

Në fund Këshilli vendosi që propozimi i anëtares Grantolli të vendoset për diskutim.Betimi për drejtësi

Lajme të ngjashme