Ish-ministri ukrainas thotë se vendi i tij duket se po e humb luftës kundër Rusisë - NACIONALE

Ish-ministri ukrainas thotë se vendi i tij duket se po e humb luftës kundër Rusisë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ukraina duket se po e humb ngadalë luftën kundër Rusisë, i tha agjencisë “Reuters” ish-ministri tashmë i shkarkuar i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, duke paralajmëruar se Kievi ka afat prej disa muajsh që të marrë vendime kyçe që janë të nevojshme për ta kthyer situatën në anën e vet.

Fedorovi, reformator i ri, shkarkimi i të cilit nxiti protesta për disa javë muajin e kaluar, tha se Ukrainës i mungon një vizion i përgjithshëm për atë se si ta fitojë konfliktin 4-vjeçar dhe po pengohet nga dështimi për të sjellë novacion, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në intervistë, ai tha se korrupsioni i rrënjosur dhe rrjetet e patronazhit, si dhe mungesa e pavarësisë politike në institucionet qeveritare gjithashtu po e mbajnë prapa vendin.

“Mendoj se tani është një pikë kthese që do ta përcaktojë trajektoren tonë të së ardhmes, por duket sikur ne po humbim gradualisht, ngadalë” – tha Fedorovi, duke u dalluar nga retorika zyrtare e Kievit.

Megjithatë, ai shtoi se Ukraina ende i ka “të gjitha gjasat” për të fituar, por urgjentisht ka nevojë për një plan për t’i dhënë fund luftës.

Zyra presidenciale e Ukrainës tha si reagim ndaj komenteve të Fedorovit se ai kishte pikëpamje pozitive për zhvillimin e luftës, kur ishte në ministri, dhe se gjëja e vetme që ka ndryshuar është statusi i tij personal.

Rusia po i godet fabrikat dhe depot ukrainase me dhjetëra raketa balistike në muaj, të cilat Ukraina kryesisht nuk po mund t’i rrëzojë për shkak të mungesës së raketave penguese. Edhe pse Rusia po fiton më pak terren se vitin e kaluar, ajo ende po ec përpara në Donabs.

Në anën tjetër, Ukraina i ka shtuar sulmet me dronë e raketa thellë brenda Rusisë, duke goditur disa fabrika kyçe ushtarake, duke u shkaktuar dëme serioze rafinerive të naftës dhe duke krijuar mungesë të karburanteve në nivel vendi.

Lajme të ngjashme