Ministrja Haxhiu: Një tjetër krim, një tjetër viktimë - edhe shumë dhunues të lirë - NACIONALE

Ministrja Haxhiu: Një tjetër krim, një tjetër viktimë - edhe shumë dhunues të lirë

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Haxhiu ka thënë se policia duhet të sigurojë lirinë e qytetarëve dhe gjykatat duhet të veprojnë, ato nuk duhet ta vështirësojnë tutje jetën qytetare me lirim të kriminelëve.

"Është tronditës fakti që fëmijët, vajzat dhe gratë ende nuk janë të sigurtë, sepse dhunuesit qëndrojnë në liri, sepse nuk shqiptohen dënimet meritore, sepse ende krime të tilla të rënda nuk trajtohen seriozisht dhe ende tentohet të normalizohen, heshten e harrohen", shkroi ndër të tjerash Haxhiu.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme