Haxhiu thërret subjektet politike të premten për përgatitjen e seancës konstituive, që mbahet me 6 gusht - NACIONALE

Haxhiu thërret subjektet politike të premten për përgatitjen e seancës konstituive, që mbahet me 6 gusht

32 minuta më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar se më 31 korrik ditë e premte do të mbahet mbledhja ndërmjet Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu me kryetarët e subjekteve politike. Në këtë mbledhje pritet të përcaktohet rendi i ditës për seancën konstituive që do të mbahet më 6 gusht.

Rendi i ditës. Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendi: Salla C-301. Koha: 11:00” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndryshe, gjatë seancës konstituive të kaluar kryesuesi i seancës, kishte ndryshur disa herë rendin e ditës, anipse i dakorduar ndryshe në takimet me subjektet parlamentare.

A është gati LDK-ja?

Të enjten, duke filluar nga ora 18:00, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin e Jashtëzakonshëm, pas dorëzimit të nënshkrimeve që kërkojnë shkarkimin e kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se "i është kërkuar që ta rimarrë besimin sërish, njënashëm me kërkesë për shkarkim".

Sipas tij, një praktikë e tillë nuk ka ndodhur në 37 vjet histori të kësaj partie.

Pas publikimit të datës për mbajtjen e Kuvendit, nisën edhe reagimet nga zyrtarë të kësaj partie, kryesisht nga ata që janë deklaruar pro shkarkimit të Abdixhikut.

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka theksuar se në tri palë zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar si partia e tretë.

Ajo ka shtuar se Abdixhikut ia kishte kërkuar dorëheqjen që pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025, duke theksuar se partisë i duhet një mënyrë e re udhëheqjeje dhe jo vetëm ndryshimi i emrave.

"Nga viti 2021, LDK-ja ka kaluar nëpër tri palë zgjedhje dhe në të tria ka përfunduar si partia e tretë. Nuk kemi shënuar fitore as në nivelin lokal.

Këto nuk janë opinione. Nuk janë interpretime. Janë rezultate.” – shkroi ndër të tjera ai.

Në anën tjetër, Arben Gashi ka thënë se, për ta ndryshuar Kosovën, duhet të definohet qartë LDK-ja.

"Ky është çasti kur duhet të mbizotërojnë arsyeja mbi emocionin, ideali mbi interesin e ngushtë dhe vizioni mbi kalkulimet afatshkurtra. Këtu vendosen themelet e LDK-së së së ardhmes: një LDK me identitet të qartë, me lidership të fortë, me vlera të palëkundura dhe me guxim për të udhëhequr.

Lajme të ngjashme