KUÇEDRA DHE FLIJIMI I RADHËS - NACIONALE

KUÇEDRA DHE FLIJIMI I RADHËS

4 orë më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Bilall Sherifi

Në tregimet e vjetra shqiptare, kuçedra është një përbindësh që sjell fatkeqësi dhe kërcënon fshatin. Në disa variante, ajo zë burimin e ujit dhe kërkon flijime njerëzore për t’ua lëshuar banorëve ujin.

Fshati jeton nën frikën e saj. Për ta qetësuar, ia plotësojnë kërkesën duke flijuar një banor. Kuçedra largohet. Por, pas një kohe, kthehet përsëri. Dhe kërkon një tjetër flijim. Pastaj një tjetër…

Dhe kështu, flijimi bëhet cikël.

Përballja 24-vjeçare e pjesëtarëve të UÇK-së me drejtësinë ngjan shumë me këtë legjendë.

Pas luftës, shumë ushtarë të UÇK-së u përballën me mekanizma të ndryshëm të drejtësisë, duke filluar nga UNMIK-u, Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, EULEX-i dhe tash Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Për shumë pjesëtarë të UÇK-së, rruga ka qenë e gjatë: hetim, akuzë, gjykim, rigjykim, dhe përsëri përballje me drejtësinë.

Dhe sot, pas 24 vitesh, kuçedra është kthyer sërish, për të kërkuar flijimin e radhës.

Këtu qëndron pyetja që nuk duhet ta shmangim:

A do ta pranojmë edhe këtë flijim?

Prej 11 ditësh, cep më cep Kosovës, e sidomos në kryeqytet, në Prishtinë, qytetarët po protestojnë kundër padrejtësisë dhe po kërkojnë nga institucionet e Kosovës, Qeveria dhe Kuvendi të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre, duke përdorur të gjithë mekanizmat politikë, juridikë dhe diplomatikë që i kanë në dispozicion për të mbrojtur çlirimtarët e Kosovës dhe për të kërkuar rivendosjen e drejtësisë.

Populli është duke e dhënë përgjigjen çdo ditë! Tani radhën e kanë institucionet e shtetit!

Sepse, nëse pranohet flijimi i radhës, atëherë, herën tjetër, kuçedra do të kërkojë të gllabërojë tërë fshatin!

Lajme të ngjashme