Shpend Ahmeti dënohet me dy vite burgim dhe 5 mije euro gjobë - NACIONALE

Shpend Ahmeti dënohet me dy vite burgim dhe 5 mije euro gjobë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot e ka dënuar Ahmetin me dy vite burgim dhe 5 mije euro gjobë.

Kryetari i Trupit Gjykues, Leon Përlaska, ka treguar për pikat e akuzës ku Ahmeti është gjetur fajtor.

Edhe fajtor, pasi që nga vitit 2018 në cilësinë e kryetarit të komunës së Prishtinës, ka qenë i obliguar që të bëjë deklarimin. Me dashje ka paraqitur deklarime jo të saktë të pasurisë”, ka shkruar ai.

Në këtë seancë nuk ka qenë prezent Shpend Ahmeti.

Lajme të ngjashme