Mustafa: Qëndrimin e 6 deputetëve të LDK-së e konsideroj të drejtë dhe dinjitoz - NACIONALE

Mustafa: Qëndrimin e 6 deputetëve të LDK-së e konsideroj të drejtë dhe dinjitoz

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, iu ka dal në mbrojtje 6 deputetëve të LDK-së që kanë refuzuar të votojnë kandidatin konsensual për president të Lumri Abdixhikut dhe Albib Kurtit.

Ai ka vlerësuar se qëndrimi gjashtë deputetëve të LDK-së legjitim dhe dinjitoz.

Në një prononcim për Gazetën Express, ai ka thënë se qëndrimi i deputetëve në fjalë është parimor.

“Qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së e konsideroj të drejtë, legjitim dhe dinjitoz. Këtë qëndrim nuk e shoh në relacion me një emër të veçantë për president, por me parimin që të mos bëhen pjesë e marrëveshjes dhe veprimeve jashtëkushtetuese. Veprimeve që e nënshtrojnë LDK-në dhe e bëjnë përgjegjëse për një proces i cili është në përgjegjësi të partisë e cila ka dalë e para në zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme