Dyshime të forta për kurdisje të konkursit për Drejtor të Thesarit: Nuk publikohet lista e ngushtë, po favorizohen njerëzit e VV-së - NACIONALE

Dyshime të forta për kurdisje të konkursit për Drejtor të Thesarit: Nuk publikohet lista e ngushtë, po favorizohen njerëzit e VV-së

1 orë më parë

nga NACIONALE

Qeveria Kurti po bëhet gati edhe për kapjen e pozitën së Drejtorit Ekzekutiv të Thesarit, njërës prej pozitave më të rëndësishme në administratën shtetërore. Nuk dihet nëse do të ia arrijë, meqenëse dy konkurset paraprake kanë dështuar.

Gazeta Nacionale ka mësuar detaje të rëndësishme që tregojnë se në këtë konkurs po favorizohen njerëzit e afër të pushtetit.

Nga burimet e brenda Ministrisë së Financave, gazeta ka mësuar se kandidatët që kanë aplikuar për këtë pozitë janë: ish-drejtoresha e parë e Thesarit, Hanife Statovci; ish-drejtori i Thesarit, Lulzim Ismajli; ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Thesarit, Nysret Koca; Drejtori i Departamentit të Partneritetit Publiko Privat, Petrit Pantina; Udhëheqësja e Financave me Ministrin e Shëndetësisë, Kadrije Berisha, Drejtori i Financave në SHSKUK, Enver Gashi; Besnik Aliu dhe Arvita Zyberi - Hashani.

Të njëjtat burime, i kanë thënë gazetës se në këtë garë janë duke u favorizuar Petrit Pantina, Kadrije Berisha dhe Besnik Aliu.

Kjo për shkak të afërsisë së tyre me njerëz të fuqishëm të pushtetit.

Petrit Pantina njihet si njeri i afërt i kryetarit të Obliqit, Hali Thaqi, dhe Sekretarit të Ministrisë së Financave, Arton Ahmeti, i cili në këtë pozitë ishte zgjedhur me disa parregullsi.

Kurse, Kadrije Berisha njihet si bashkëpunëtore e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe deputetit të VV-së, Naim Bardiqi.

Gazeta ka siguruar listën e kandidatëve të cilët kanë kaluar testin me shkrin për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Thesarit të Kosovës.

Dyshimet për kurdisjen e konkursit shfaqen edhe në njoftimin për listën e kandidatëve të suksesshëm në testin me shkrim.

Në këtë rast, Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike nuk kanë publikuar emrat, por vetëm numrat e referencës së kandidatëve.

Po ashtu, ministria nuk është publikuar listën e ngushtë të kandidatëve më të suksesshëm.

Në konkurset e tilla për pozitat të larta, Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike vazhdimisht publikon listën e ngushtë të kandidatëve dhe emrat e tyre.

Një gjë e tillë, sipas burimeve, po bëhet për t`u lënë jashtë garës profesionistët dhe ata që e kanë përvojën e duhur për këtë pozitë dhe të favorizohen njerëzit e pushtetit.

Kjo është hera e tretë që Qeveria Kurti po provon zgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv të Thesarit.

Gazeta Nacionale vazhdimisht ka raportuar për parregullsitë që i kanë përcjell dy konkurset e kaluarapër këtë pozitë.

Shkaku i parregullsive dhe ankesave të bazuara të kandidatëve që iu kishin nënshtruar procedurave të rekrutimit, konkurset paraprake kanë dështuar.

Lajme të ngjashme