BE i reagon ashpër U.D. Presidentes Haxhiu dhe KPK-së: Mosrikthimi i serbëve në sistemin gjyqësor shkelje e ligjit - NACIONALE

BE i reagon ashpër U.D. Presidentes Haxhiu dhe KPK-së: Mosrikthimi i serbëve në sistemin gjyqësor shkelje e ligjit

4 orë më parë

nga NACIONALE

Disa nga serbët që dhanë dorëheqje në vitin 2022 nga sistemi prokurorial i Kosovës, i tërhoqën dorëheqjet. Ata kërkuan që të rikthehen në punë. Këshilli Prokurorial i Kosovës, vendosi që të mos i pranoj tërheqjet e dorëheqjeve dhe U.D.Presidentja Albulena Haxhiu nënshkroi dekret, duke i dhënë fund një rikthimi të mundshëm të tyre në punë.

Haxhiu, u thirr në kushtetutë e ligj, për këtë vendim.

“Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara. Republika e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri, në përputhje me ligjin dhe në mbrojtje të integritetit të institucioneve të saj” – shkroi ajo.

Por pikërisht, në kundërshtim me ligjin, dhe Kushtetuën e vendit e quajti Bashkimi Evropian, aktin e Haxhiut dhe votimin në KPK.

Bashkimi Evropian ka thënë se sipas Kushtetutës, Kosova është një shoqëri multi-etnike e cila qeveriset nga rendi dhe ligji dhe një sistem drejtësie që duhet të reflektojë llojllojshmërinë etnike.

“BE në vazhdimësi ka bërë thirrje që Kosova të mundësojë ri-integrimin e serbëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë në linjë me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet e Dialogut”, thuhet në reagim.

BE madje ka mirëpritur tërheqjen e dorëheqjeve të bërë nga gjyqtarët, prokurorët dhe stafi mbështetës dhe potencon se është e shqetësuar nga vendimi i KPK-së për të pranuar ato dorëheqje pasi ishin tërhequr dhe gjithashtu thonë se janë të shqetësuar edhe nga vendimi i Albulena Haxhiut si u.d e presidentit për të dekretuar dorëheqjet.

“BE-ja mirëpret tërheqjen, më 15 korrik 2026, të dorëheqjeve të paraqitura nga gjyqtarët, prokurorët dhe stafi mbështetës serb të Kosovës. BE-ja është e shqetësuar nga vendimi i djeshëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet që ishin tërhequr tashmë dhe nga vendimi i sotëm i Presidentit në detyrë që dekretoi dorëheqjet. Kjo duket e papajtueshme me ligjin, me procesin e rregullt ligjor dhe kërkesat e përgjithshme të sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

BE ka kërkuar që institucionet të përmbahen nga pengesat për riintegrim të personelit gjyqësor serb në Kosovë.

Atiq me gjuhë të rëndë pas vendimit për prokurorët serb: “Ajde u p**u mater”

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka eskaluar me gjuhë të papërshtatshme ndaj komunitetit serb.

“Përndryshe: ajde u p**u mater”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Ky reagim i Atiqit vjen pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dekretin për lirimin nga detyra të prokurorëve nga komuniteti serb, pasi për të njëjtit Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për lirimin nga detyra.

“Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, kam nënshkruar dekretet për lirimin e tyre nga detyra.”, ka shkruar Haxhiu.

Atiq e ka shpërndarë këtë postim të Haxhiut dhe mbi njoftim ka shkruar me gjuhë të rëndë, duke sharë në gjuhën serbe.

Lajme të ngjashme