Lajçak: Kurti e Vuçiq e dinë se "status quo-ja" është e rrezikshme
Miroslav Lajçak e ka përmendur sërish faktin se "status-qo'ja" është e rrezikshme, si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë.
Njeriu, të cilit iu vazhdua mandati deri në fund të vitit 2024, me të vetmin synim që deri atëherë t'i bindë palët për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme, mendon se BE po kryen detyrën e saj në lehtësim të dialogut.
Ai gjithashtu e pranoi se tash e një kohë të gjatë është në këto punë, pra në politikë të jashtme.
Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi dha edhe një detaj interesant, me ç'rast konfirmoi se kryeministri kosovar, Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq janë pajtuar për ta intensfikuar dialogun.
"Palët, pra Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq e dinë se 'status quo-ja' është e rrezikshme. Kjo është arsye e mjaftueshme për të vazhduar dialogun, në fakt edhe për ta intensifikuar atë, gjë për të cilën edhe janë pajtuar", tha ndër të tjerash Lajçak në RTK.

