Lajçak: Kurti e Vuçiq janë pajtuar për intensifikim të dialogut - NACIONALE

Lajçak: Kurti e Vuçiq janë pajtuar për intensifikim të dialogut

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, e ka pranuar faktin se kryeministri Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, janë pajtuar për intensifikim të dialogut në Bruksel.

Këto pohime ai i bëri në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës.

"Kurti e Vuçiq janë pajtuar për të vazhduar dhe intensifikuar dialogun", por pa dhënë detaje shtesë, sidomos për një datë të saktë, pasi kujtojmë faktin se një takim i tillë veçse ishte paraparë për në pjesën e dytë të korrikut, që më pas dështoi.

Tutje sllovaku, mes tjerash tha se dialogu nuk është për Kosovën.

Sipas tij, Kosova është palë e një dialogu brenda së cilit po diskutohet një marrëveshje mes dy shteteve, gjithmonë ndërkombëtarisht e obligueshme.

Lajçak, më pas shtoi se Kurti e Vuçiq e dinë se status quo-ja është e dëmshme dhe se kjo duket të jetë arsyeja pse ata po tregohen të gatshëm për negociata.

Lajme të ngjashme