Miroslav Lajçakut i vazhdohet mandati edhe për dy vjet
Emisarit të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak i është vazhduar mandati në krye të kësaj detyre, edhe për dy vjet.
Kështu kanë bërë të ditur nga Bashkimi Evropian, duke treguar se mandati i tij nuk është vazhduar siç pritej për 18 muaj, por për 24 muaj.
Lajçak do të qëndroj në krye të dialogut Kosovë- Serbi si përfaqësues i BE-së, deri më 31 gusht të vitit 2024.