Anibari në shpejtësi të plotë: Kështu shkoi dita e pestë dhe gjashtë - NACIONALE

Anibari në shpejtësi të plotë: Kështu shkoi dita e pestë dhe gjashtë

4 vjet më parë

nga Burim Pacolli

Edicioni i 13-të i Festivalit të Filmit të Animuar Anibar vjen me një program të bujshëm, i cili përfshin aktivitete të shumta.


DITA 5 e Besëtytnisë


Dita filloi në ora 10:00 në Galerinë e Arteve me një eksperiencë ndryshe me programin e RV i cili përbëhet nga shtatë filma të animuar. Duke përdorur teknologjitë e disponueshme për lehtësimin e këtij programi, përdoruesit patën mundësi të përjetojnë realitetet të paimagjinueshme ku rrëfenja po tregohen në mënyra jo konvencionale.

Në ora 10:30 në Exit Bar, çdo ditë mbahet takimi me filmbërës ku pirja e kafes dhe diskutimi i temave të preferuar është kthyer në një ritual gjatë Festivalit. Në këto takime bisedohet për filmat, teknikat,\ detajet, lëvizjet dhe çdo gjë që i karakterizon filmat e animnuar.

Në Teatrin Istref Begolli, nga ora 12:00 filloi programi i rregullt i shfaqjes së filmave të garës së kategorisë së fëmojëve 4+ të cilët janë: Kiwi & Strit – Things Have Legs, Edmond and Lucy – Shooting Stars, No-No Goes to Space, My Name is Fear, dhe Mezosoique Alternative.
Ndërsa, në po të njejtën orë në Kinemanë Jusuf Gërvalla u shfaqën filmat nga kategoria e garës së filmit të metrazhit të gjatë 4 ku të pranishmit panë filmin Chicken of the Mound.

Programi për të vegjëlit tanë vazhdoi përsëri në ora 14:00 në Teatrin Istref Begolli me programin për të fëmijë 9+ ku u kënaqën duke parë filmat: Bellysaurus, The Fox, the Turtle, the Spider and the Cake, Lost Brain, This Hut is too Small, Letters From the Edge of the Forrest, dhe The Turnip.

Gara e filmit të metrazhit të gjatë 5 me shfaqjen e filmit Bye-Bye Elida u mbajt në Kinemanë Jusuf Gërvalla në ora 14:00.

Programi special Bashkëkohësit Queer u mbajt në Kinemanë Jusuf Gërvalla nga ora 16:00 ku pati shumë të interesuar për të ndjekur këta filma të veçantë: Entropia, Hi, It’s Your Mother, Guy, The Saint of Dry Creek, i Like Girls, Purpleboy, The Night Cleaner, CUT, Manivald, Modern Queer Heroes/Little Elephnt/ Queerer than Thou?.

Gjatë mbrëmjes, në Kino Liqeni u shfaqën filmat e garës së studentëve 4 në të cilët interesimi ishte shumë i madh për artistët e ardhshëm të animacionit. Aty të pranishmit panë: Night of the Living Dread, Green, Let Sleeping Dogs Lie, Pests, The uncertain snow, Resting Fog, dhe The Seine’s tears.

Asgjë nuk i mund shfaqjet e filmave që ndodhin në Kino Kubat në një ambient mahnitës. Në ora 22:00 mbrëmë u prezantuan filmat e garës ndërkombëtare 4: Granny’s Sexual Life, Shpija, Good old vinil, The Garbage Man, dhe The Umbrella.

Bestytndejat ishin të zjarrta, të përcjella me muzikë metal dhe rock nga grupet e jashtëzkonshme të shtëpisë diskografike Defy Them ku interpretuan: Brey Lenses, Elektorati Intelektual, Telikput, Vëllezërit Mllefi dhe grupi Shlem.

DITA 6 e Besëtytnisë


Dita e gjashtë e Festivalit filloi në ora 10:00 në Galerinë e Arteve me një eksperiencë ndryshe me programin e RV i cili përbëhet nga shtatë filma të animuar. Duke përdorur teknologjitë e disponueshme për lehtësimin e këtij programi, përdoruesit patën mundësi të përjetojnë realitetet të paimagjinueshme ku rrëfenja po tregohen në mënyra jo konvencionale. Filmat tw cilët shikuesit paten mundësi ti ndjekin janë: Passenger, Wolves in the walls, Battle Scar: punk was invented by girls, Limbotopia, Replacements, Paper Birds, dhe Goliath: Playing with Reality.

Në ora 10:30 në Exit Bar, çdo ditë gjatë Festivalit mbahet takimi me filmbërës ku pirja e kafes dhe diskutimi i temave të preferuar është kthyer tashmë në një ritual gjatë Festivalit. Në këto takime bisedohet për filmat, teknikat, detajet, lëvizjet dhe çdo gjë që i karakterizon filmat e animnuar.

Në Teatrin Istref Begolli, nga ora 12:00 filloi programi i rregullt i shfaqjes së filmave të garës së kategorisë së fëmjëve 9+ të cilët patën mundësi të shohin: The Secret of Mr.Nostoc, The Winged, Angry bag, dhe Mom is always right.
Programi vazhdoi me shfaqjen e filmave në ora 12:00 në Jusuf Gërvalla me Programin Panorama Jashtë Garës 1 me pesë filma: A Goat’s Spell, The melancholy of the Phoenix, A Guitar in the Bucket, Passenger, dhe Bird in the Peninsula.

Panorama jashtë Garës 2 solli një program të bujshëm me gjithsej tetë filma të veçantë nnë ora 14:00 në Kinemanë Jusuf Gërvalla. Filmat të cilët u shfaqën janë: Not For Me, Miracasas, The Debutante, Don’t die on me, DING (Thing), C, Hi! How are you?, Til We Meet Again.
Ndërsa, programi për fëmijë 9+ u mbajt në ora 14:00 në Teatrin Istref Begolli ku u shfaqën këta filma: Spring Always Comes Back, In Sight, My Grandma Matilde, Cap is one’s own business, dhe The Girl Behind the Mirror.

Programi i veçantë: Eksperimental filloi në ora 16:00 në Kinemanë Jusuf Gërvalla. Në këtë program kuratori kërkoi që publiku të gjej veten në vijën e hollë mes gjithçkaje dhe asgjëje, dhe inkurajoi të pranishmit të shtronin pyetje dhe jo të gjeni zgjidhje. U shfaqën: Supertelevision, Script.exe, Anxious Body, Password to the *****, i sit and look out, Money, Quantum Shadow, Worms Ate my Flesh, ZOOPARK, PRESS(ED).
Paneli “Besëtytnijat si rrëfenja” solli të interesuar të shumtë në ora 17:00 në Galerinë e Arteve.

Gjithçkafilloi me simbolet, që përbëjnë fjalët, gjuhët, që përbëjnë histori, përralla, mite, bestytni dhe që deri më sot komunikohen nga njerëzit përmes mediave klasike dhe bashkëkohore, librave, filmave etj. Këtu u diskutua për përdorimin e tyre në jetën e përditshme, nga aspekti i perspektivës njerëzore, traditës, mistikës dhe pse vazhdojnë t’i përdorim edhe sot me tërë këtë zhvillim teknologjik e mediatik.

Nga ora 20:30 filluan shfaqjet e filmave të garës së video-animacioneve muzikore 1 në Kino Liqeni dhe video animacioneve muzikore 2 të cilat u shfaqën për publikun e shumtë në ora 22:00 në Kino Kubat. Në këto kategori u shfaqën 27 filma të ndryshëm ku publiku përveç realizimit të bukur nga aspekti i animacionit pati mundësinë të dëgjoj edhe muzikë.

Bestytndejat e këtij edicioni u përmbyllën me grupet Gipsy Groove dhe Lilac të cilët filluan performancat e tyre muzikore nga ora 23:00 në Kino Liqeni ku audienca nuk mundi t’iu rezistojë tingujve të veçantë dhe plot gëzim të këtyre artistëve.

Lajme të ngjashme