Ish-drejtori i Inspekcionit: Të shkarkuarit sinjalizuan korrupsionin në Podujevë, radha për drejtësinë
Ish-drejtori i Inspekcionit në Komunën e Podujevës, Ajet Potera, dy ditë pasi foli për Nacionalen, reagoi sërish për qeverisjen komunale në komunë.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" shkroi se drejtorët tashmë të shkarkuar të Inspekcionit sinjalizuan korrupsionin në Podujevë, kurse sipas tij, tani radha është për organet kompetente, pra drejtësinë.
Tutje ai tha se aktivistët e VV-së janë njerëz që nuk nënshtrohen përballë të korruptuarve, ndërsa citoi edhe kryeministrin Kurti gjatë një fjalimi po të sotëm në Kuvendin e Kosovës.
"Aktivistët e saj janë njerëz që nuk nënshtrohen përballë të korruptuarëve, mjaft ka mbizotëruar korrupsioni qe 20 vite në atë Komunë.Ish Drejtorët e Inspeksionit e kanë sinjalizuar korrupsionin në atë Komunë.Tani radhën e kanë organet kompetente kundër korrupsionit", shtoi ndër të tjerash.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
