Ish-deputeti i VV-së: Kurti është në “No-Fly List” të ShBA-së - NACIONALE

Ish-deputeti i VV-së: Kurti është në “No-Fly List” të ShBA-së

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi ka thënë se sipas dyshimeve të tij, Kurti ka “No-Fly List”.

Kjo listë sipas Krasniqit ka të bëjë me ata që konsiderohen të rrezikshëm për të hipur në aeroplan.

Madje, ai ka treguar edhe një rast personal.

“Udhëtimet me Kurtin kanë qenë të vështira. Sa herë kemi udhëtuar me të na kanë kontrolluar edhe në detaje më të vogla. Unë kam dyshime të bazuara se Albini është në një listë që quhet “No Fly List”.

Kjo do të thotë se është njeri i rrezikshëm për të hipur në aeroplan.

'Black List' është listë që e bënë Departamenti i Shtetit dhe ata janë njerëz që kanë bërë para nëpërmjet rrugëve të këqija. Personat që futen në “No Fly List” janë njerëz të rrezikshëm.

Në një rast, unë kam qenë në karrige me Albinin dhe në fund ma kanë ndryshuar. Sollën dikë tjetër.

Na kanë vonuar dy-tre orë me aeroplan. Ajo tregon se Amerika e ka problem që ai të udhëtoj. Sigurisht për këtë kanë vendosur marshallat e fluturimeve. Kjo ka ndodhur më shumë se njëherë”, tha ndër të tjerash Krasniqi në Debat Plus.

Lajme të ngjashme