Ministri francez: Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare vjen me kërkesa, zbatimin e obligimeve - NACIONALE

Ministri francez: Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare vjen me kërkesa, zbatimin e obligimeve

2 javë më parë

nga NACIONALE

Marrëveshjen e shkurtit 2023 Kosovë - Serbi, të dalë nga iniciativa franko-gjermane dhe Aneksin e Ohrit “i konsiderojmë ligjërisht të detyrueshme,” tha ministri francez për Evropë, Benjamin Haddad, në konferencë për shtyp me Glauk Konjufcën, Ministrin në detyrë të Jashtëm të Kosovës.

Haddad tha se Franca mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt institucioneve ndërkombëtare, por se ato vinë “me kërkesa”, duke iu referuar marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Mbështesim integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si pjesë e riunifikimin të Evropës. Siç e dini ky proces ka kërkesa, ka të bëjë me kërkesat e obligimeve ndërkombëtrar, ka të bëjë me zbatimi ne marrëveshjeve, dhe me meritat, reformta, fuqizimin e sundimit e ligit dhe ruajtjen e minoriteteve...,” tha ai.

Lajme të ngjashme