I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Kosova ka të drejtë për targa, por s'duam trazira
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manual Sarrazin ka thënë se Kosova ka të drejtë në çështjen e targave.
Megjithatë, ai ftoi krerët tanë shtetërorë që të tregohen konstruktivë dhe të mos bëjnë veprime që mund të shkaktojnë trazira.
Sarrazin pohoi se është në interes të të gjithëve që fundi i muajit të mos përfundojë me incidente, pasi është pak ditë para Procesit të Berlinit, aty ku priten marrëveshje mes vendeve të rajonit.
“Kosova ka të drejtë në çështjen e targave, por ajo nuk duhet që të ndërmarrë veprime që shkaktojnë trazirë. Është në interes të të gjithëve që fundi i muajit të mos përfundojë me incidente ose me probleme, pak ditë përpara nisjes së Samitit të Procesit të Berlinit”, i ka thënë ai RTV21.
