Gruaja kosovare raporton në Polici se një person gjujati me koktej molotovi në oborrin e shtëpisë në Graçanicë - NACIONALE

Gruaja kosovare raporton në Polici se një person gjujati me koktej molotovi në oborrin e shtëpisë në Graçanicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin, ku një grua nga Graçanica raportoi se një i dyshuar ka hedhur koktej molotovi në oborrin e shtëpisë së saj.

Sipas raporti 24 orësh të policisë, i dyshuari ka hedhur një shishe që dyshohet se ishte me koktej molotovi para oborrit të shpisë së një burri shtetas i Kosovës.

Nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Rasti po hetohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

SHKAKTIMI I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM|Graqanicë 06.11.2022 – 19:56. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka hedhur një shishe qe dyshohet të jetë me koktej molotovi para oborrit të shtëpisë së viktimës mashkull kosovar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, përderisa janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme