Ministrisë së Liburn Aliut do t’i auditohen 14 kontrata me vlerë gati 5 milionë euro - NACIONALE

Ministrisë së Liburn Aliut do t’i auditohen 14 kontrata me vlerë gati 5 milionë euro

3 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Negocimi i kontratave pa njoftim publik nga ministritë dhe institucionet publike ka qenë dhe mbetet ende çështje problematike për funksionimin e duhur të shërbimeve të prokurimit në vend. E së fundi ka pasur një zhvillim me rëndësi... me shumë rëndësi.

Më parë, Vetëvendosjes si parti opozitare kundërshtonte ashpër dhënien e tenderëve pa njoftim publik, mirëpo, kur tani kjo parti udhëheq me vendin, duket se nuk e ka problem nënshkrimin e kontratave të tilla.

Ministria kampione e nënshkrimit të kontratave pa njoftim publik, është ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që për ministër ka Liburn Aliun.

Vetëm gjatë vitit 2021, kjo ministri ka nënshkruar gjithsej 26 kontrata me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, me vlerë prej 5.7 milionë eurove.

Pas shumë ankesave e kritikave ndaj nënshkrimit të kontratave, më në fund Zyra Kombëtare e Auditimi ka vendosur që të auditojë këto 14 kontrata në vlerë të 4.9 milionë eurove.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka filluar auditimin e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit nga Ministria e Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitin 2021. Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”. Fokus kryesor i auditimit janë aktivitetet e prokurimit me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, përmes së cilave MMPHI-ja kishte shpenzuar shuma të konsiderueshme të parave. MMPHI ka lidhur 26 kontrata të negociuara me vlerë të përgjithshme prej 5,7 milionë euro vetëm në vitin 2021 duke e rendit si një nga ministritë që më së shumti ka përdor këtë lloj procedure.”, thuhet në komunikatën e ZKA-së.

Auditimi i këtyre kontratave ka për qëllim të vlerësojë nëse ishin të arsyshme dhënia e tyre dhe në përputhje me bazën ligjore të prokurimit dhe “a është dokumentuar si duhet përdorimi i kësaj procedure dhe a është arritur vlera për para në këto projekte”.

Fushëveprimi i këtij auditimi janë kontratat e lidhura përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, në vlerë afër 4,9 milionë euro (14 kontrata).”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e këtij institucioni.

E këtë lajm e ka mirëpritur, Qëndrim Arifi, hulumtues i lartë në organizatën Iniciativa për Progres (INPO).

Arifi në një pronocim për Nacionalen, ka thënë se është lajm i rëndësishëm auditimi i këtyre kontratave pasi siç ka thënë ai: “sepse në bazë të hulumtimeve të INPO-s, autoritete kontraktuese në shumicën e herave këtë procedurë e aplikojnë në kundërshtim me kërkesat ligjore.

Arifi gjithashtu ka treguar për dëmet nga përdorimi i kësaj procedure, duke u shprehur si vijon:

Dëmet e aplikimit të kësaj procedura fillojnë nga ajo se AK negocion në shumicën e rasteve vetëm me një operator ekonomik, pastaj në shumicën e rasteve kur aplikohet kjo procedurë AK merr çmim shumë më të lartë për të njëjtin furnizim, shërbim apo punë që do ta merrte po të aplikohej procedura e hapur e kështu me radhë.

Më tej, Arifi ka thënë se kjo procedurë cenon më së shumti transparencën dhe konkurencën.

Në këtë procedurë, autoritetit kontraktues-së i lejohet që pa publikim, të negocioj termat e kontratës drejtpërdrejt me një apo më shumë operatorë ekonomikë.”, ka thënë ai.

Nacionale ka kërkuar kontratat që do të auditohen, mirëpo nga ZKA për Nacionalen nuk ka treguar për cilat kontrata bëhet fjalë duke thënë se këto kontrata janë dëshmi të punës audituese dhe nuk janë të qasshme për publikun.

Aktualisht auditimi është në proces të parastudimit (faza e hershme fillestare për auditim), prandaj nuk jemi në gjendje të ofrojmë informata për kontrata specifike të cilat do të jenë subjekt i auditimit, të cilat sipas standardeve ndërkombëtare të auditimit cilësohen dëshmi të punës auditues dhe si të tilla në këtë fazë nuk janë të qasshme për publikun. Kjo më qëllim të kujdesit ndaj paragjykimeve për rastet e planifikuara për ekzaminim, përderisa rezultatet e auditimit të jenë përfundimtare.”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë Nacionales.

Kundërshtimi i Aliut dhe Durmishit

Ministri i këtij dikasteri, Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij, Hysen Durmishi të dytë kishin hedhur poshtë akuzat ndaj tyre për këto kontrata.

Aliu vitin e kaluar në kallxo.com kishte thënë se ato kontrata nuk janë me procedurë të negociuar, por vetëm për punë shtesë.

Këto janë vazhdim i kontratave, në ndërtimtari ka punë shtesë, kontrata në këto raste i parashohin 10 % punë shtesë, për punët e paparashikueshme”, kishte thënë ai në emisionin “Kallxo Përnime”.

Por, ankes kontratat gjithashtu janë fenomen shqetësuese për hulumtuesin e INPO-së, Qëndrim Arifin.

Ai për Nacionalen ka thënë se “shumica e kontratave që janë nënshkruar nga MMPHI duke aplikuar procedurën e negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë kanë të bëjnë me punë shtesë. Fenomeni i aneks kontratave, përkatësisht i punëve shtesë është një dukuri shumë shqetësuese edhe për organizatën INPO. Në fakt kemi të bëjmë me keqpërdorimin e dispozitës ligjore e cila lejon që të kontraktohen punë shtesë në raste dhe rrethana të pa parashikueshme.”.

Kujtojmë se ndalja e keqpërdorimit të parasë publike ishte nga premtimet kryesore të VV-së.

Lajme të ngjashme