“Flamuri i Kosova Petrol-it me ngjyra të Serbisë” – Ramadani rikujton deklaratën e Hysen Durmishit - NACIONALE

“Flamuri i Kosova Petrol-it me ngjyra të Serbisë” – Ramadani rikujton deklaratën e Hysen Durmishit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Rrnoftë Republika e Kosovës” këto ishin disa postimet e akterëve të Lëvizjes Vetëvendosje pas ngjarjeve të fundit në veri të Mitrovicës.

Mirëpo, një diskurs i tillë nuk është se ishte i dëgjuar në kohën kur Vetëvendosje ishte në opozitë, e cila insistonte në flamur dhe simbole kombëtare.

Politologu, Shkodran Ramadani, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një insert të shkurtër ku zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në atë kohë si opozitar, e quante flamurin e Kosovës si “flamur i "Kosova Petrol-it” dhe me “ngjyra të Serbisë”.

“Nuk i njoh për simbole flamurin e Kosova Petrollit me ato dy ngjyrat e Serbisë”, thoshte në një prononcim Durmishi

“Rrnoftë Kosova Republikë me flamurin e Kosova Petrollit me ato dy ngjyrat e Serbisë në të! Partia Vetëvendosje”, ka shkruar ironikisht Ramadani.

Lajme të ngjashme