Borut Pahor: Nëse vazhdon lufta Ukrainë-Rusi, tensionet mund të zbresin në Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka thënë se nëse vazhdon lufta mes Rusisë e Ukrainës, tensionet mund të zbresin në Ballkanin Perëndimor.
Këto deklarime ai i bëri pas një takimi me presidentin Erdogan, e ku u prit nga ky i fundit në një udhëtim zyrtar në Turqi.
Pahor gjithashtoi shtoi se rajoni ynë meriton të jetojë në paqe.
“Nëse kjo luftë zgjat më shumë se sa që pritej, atëherë tensionet mund të zbresin drejt jugut, në Ballkanin Perëndimor.
Dhe unë dua t’u them të gjithë shteteve dhe të gjithë liderëve se ky rajon e meriton paqen, sigurinë dhe mirëqenien”, tha ndër të tjerash ai.

