Video-opinioni i Buzhalës: Berat Rukiqi dhe Visar Azemi janë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Abdixhikut, a e dini pse?
Gazetari Berat Buzhala në një video-opinion të publikuar së fundi ka komentuar zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe rikonfirmimin e Lumir Abdixhikut me një rezultat tejet të ngushtë si kryetar i saj.
Buzhala në këtë video ka shfaqur disa statistika lidhur me Abdixhikun që prej kur mori drejtimin e kësaj partie. Mes tjerash, ai ka theksuar se në Kuvendin e Jashtëzakonshëm që u mbajt mbrëmë, Abdixhiku ka marrë vetëm 47 për qind të votave nga 355 delegatë të kësaj partie.
“Lumir Abdixhiku është kryetari i vetëm i partisë që kur fiton sillet si humbës, rasti i mbramshëm. Kurse kur humb, sillet si fitues, rasti i qershorit. 355 delegatë, kurse për qëndrimin e Lumir Abdixhikut kanë votu 169 delegatë, ose 47 për qind, pra për mbetjen e Lumirit në krye të LDK-së nuk kanë votu as 50 për qind të organit më të lartë të partisë.
Mbrështja e Lumirit brenda LDK-së është e ngjajshme me mbështetjen që VV ek a në krejt popullatën si përqindje.
Kundër Lumirit kanë dalë hapur tri degët më të fuqishme të partisë, ajo në Prishtinë, Pejë, Lipjan. Për qëndrimin e tij në krye të partisë kanë votu degë më të vogla”, ka thënë ai.
Tutje, Buzhala ka theksuar se Abdixhiku ka marrë pak vota edhe nga elektorati i LDK-së, gjatë zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në qershor të këtij viti.
“Zgjedhjet që u mbajtën në qershor Lumiri ishte kryetar i një partie që u votu më së paku nga votuesit e partisë në krahasim me Kurtin, Hamzën dhe Haradinajn. Këta kanë marrë 80 për qind të votrave të elektoratit të tyre, ndërsa Lumiri 60 për qind. Në Prishtinë, vetëm 50 për qind e votuesit të LDK-së e ka votu Lumirin për deputet”.
Një fakt tjetër interesant është edhe ai se Abdixhiku mori pak vota edhe në lagjën ku ai jeton, Lagja Marigona.
“Në GP të LDK-së, ku janë 18 deputetë, kundër janë prej 6 deri në 8 deputetë. LDK dhe ai kanë dështu tmerrësisht edhe në lagjën ku jeton Abdixhiku. Ai jeton në lagjën Marigona, në këtë lagje VV i ka fitu 127 vota, AAK 121 vota, LDK 64, PDK 52. LDK ka marrë 64 vota në lagjën ku jeton Abdixhiku, kurse vet ai, veç 35 vota në Marigonë, duke mos qenë as deputeti më i votum në këtë lagje. Pra veç 9 për qind në Marigonë e kanë votu Lumirin për deputet.
Përkundër krejt këtyre statistikave të errëta që nuk do të duhej me kanë të mjaftueshme me kandidu as për këshilltar komunal në Prishtinë, ai dje pati fytyrë me dal e me i sulmu figurat qendrore të LDK-së si Gaz Muhaxheri, Imri Ahmeti, Përparim Rama që e kanë mbajtë gjallë LDK-në në ditën e saj më të keqe”, tha Buzhala.
Tutje, gazetari përmendi edhe dy figura të tjera brenda LDK-së, Berat Rrukiqin e Visar Azemin, të cilët tha se janë bashkëpunëtorët kryesor të Abdixhikut brenda qendrës.
“Lumir Abdixhiku në LDK mundet me i shit mend veç Berat Rukiqit e Visar Azemit. Pikërisht këta dy i ka shndërru bashkëpunëtorët e tij kryesor në qendër. Veç statistikat e tyre janë më të zymra e më të pashpresa se sa statistikat personale të Lumirit nëpër zgjedhje të ndryshme që janë mbajt në Kosovë. Abdixhiku e ka një kimikal, hormon që e bën të padashtun për votuesin dhe partinë e tij.
Në tri palë zgjedhje LDK dhe Lumiri përpëliten në shifra mizore elektorale, sa më të zeza shifrat qaq më arrogant bohet, dje në foltore fliste për kundërshtarët si me kanë farë kartikature qesharake e Stalinit.
Sot e publikuan një fletrrufe ku i kërcënun zyrtarët e kësaj partie që tash e tutje ka me u knu tjetër kangë, tash e tutje publikisht për kryetarin e partinë mundesh me folë veç mirë, edhe duhesh me votu veç qysh të thotë Lumiri.
Prandaj, Hasta la vista LDK, Hasta la vista partia e parë demokratike në Evropën Juglindore”, ka thënë Buzhala.
Video e plotë: