Beha për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Proces i padrejtë, po gjykohen për mosveprim e jo për veprim - NACIONALE

Beha për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Proces i padrejtë, po gjykohen për mosveprim e jo për veprim

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Redaktori i Drejtësisë në Gazetën Nacionale, Besian Beha ka folur sot rreth gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në një paraqitje televizive në Kanal10, Beha ka theksuar faktin se ka dyshime që ky proces ka qenë i padrejtë që nga fillimi.

Shkak për këtë mori numrin e orëve për gjykim që janë kërkuar nga Gjykata Speciale, ndërsa krahasimin e bëri me gjykimin e Sllobodan Millosheviqit.

“Nëse e marrim një krahasim banal, në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit, në Tribunalin e Hagës ka qenë e planifikuar që të jenë 360 orë pra në rastin e ish-krerëve të UÇK-së ka dyfish më shumë kohë që po kërkon prokuroria e specializuar për ta paraqitur rastin e vet. Nëse marrim edhe aspektin tjetër janë shumë prokurorë që edhe atëherë kanë punuar në Tribunalin e Hagës edhe sot punojnë në Prokurinë e Specializuar në Hagë".

"Ky dallim është paraqitur edhe nga avokatët sepse është dallim i madh, ne e dimë çfarë krime janë kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit dhe e dimë për krimet që pretendohet se janë kryer nga UÇK-ja. T’i kesh mbi 312 dëshmitarë në një rast ku akuzohen 4 persona për një ndërmarrje të ashtuquajtur të përbashkët kriminale, të jemi dy vite e gjysmë pas arrestimit dhe të mos ketë gjykim, kjo lë shije të keqe në opinionin e Kosovës por edhe tek avokatët e huaj me të cilat kam rastisur të komunikojë. Ka dyshime që po ballafaqohet me një proces me shumë dilema se mund të jetë i padrejtë.”, ka thënë ndër tjerash Beha.

Lajme të ngjashme