Zhvillimet në Gjykatën Speciale: Nesër fillon gjykimi ndaj Pjetër Shalës - NACIONALE

Zhvillimet në Gjykatën Speciale: Nesër fillon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala, do ta fillojë ballafaqimin me drejtësinë e Gjykatës Speciale në Hagë qysh nga nesër.

Gjykimi ndaj tij do të fillojë me deklaratat fillestare nga ora 09:30, raporton gazeta Nacionale.

Ky është gjykimi i tretë që fillon në Dhomat e Specializuara të Hagës, pas procesit ndaj Gucatit e Haradinajt dhe Salih Mustafës.

Shala akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në fabrikën e metalit në Kukës, ku pretendohet se mbaheshin disa persona.

Shala ishte arrestuar më 16 mars 2021 në Belgjikë.

Lajme të ngjashme