Makthi më i keq i fëmijërisë shndërrohet në realitet: 'Terminator 2' i jetës reale, i cili mund të shkrihet dhe të ikë nga kafazi - NACIONALE

Makthi më i keq i fëmijërisë shndërrohet në realitet: 'Terminator 2' i jetës reale, i cili mund të shkrihet dhe të ikë nga kafazi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëse e keni parë filmin klasit të vitit 1991, "Terminator 2: Judgement Day", duhet ta njihni robotin psikopat dhe tmerrues "T-1000".

Derisa për shumë prej nesh ishte vetëm një fantazi tmerruese, shkencëtarët kanë punuar fort për ta bërë realitet. Dhe duket se ia kanë dalë.

Studiuesit nga Universiteti "Carnegie Mellon" dhe Universiteti Kinez i Hong Kongut kanë punuar në një material të ri që mund ta reformojë veten, duke lëvizur shpejt mes solides në lëng.

I quajtur lënda kalimtare e fazës Magnetoaktive (MPTM), materiali u krijua nga bashkimi i mikrogrimcave magnetike neodymium-hekur-bor me galiumin, një metal që shkrihet në temperatura tepër të ulëta - vetëm 29.8C.

Pamjet e shpërndara nga eksperimentet e tyre, tregojnë një prototip të robotit që mund të shihet duke qëndruar në një kafaz, në dukje të bllokuar.

Por, derisa shumica e objekteve solide do të qëndronin ashtu, MPTM është i aftë të manovorjë jashtë çelisë dhe të shijojë lirinë.

Në klipin e shkurtër, blloku i metalit pa pritur kolapson në vete derisa rritet temperatura, dhe shkrihet përtej hekurave.

Dhe pastaj ringrihet dhe riformohet posa të bie sërish temperatura.

Siç thamë, nëse e keni parë "Terminator 2", kjo do t'u sjellë kujtime të fuqishme të Robert Patrick duke ecur përtej hekurave derisa ndjek Arnie dhe Sarah Conor në spital.

Ndërsa disa mund të jenë të shqetësuar se kjo është një shenjë e një rebelimi eventual të robotëve, mos kini frikë, Doktor Chengfeng Pan thotë se ka përfitime të vërteta nga këta robotë të përkulur.

“Duke u dhënë robotëve aftësinë për të kaluar midis gjendjeve të lëngëta dhe të ngurta u jep atyre më shumë funksionalitet”, tha ai në studimin e publikuar në Matter.

"Tani, ne po e shtyjmë këtë sistem material në mënyra më praktike për të zgjidhur disa probleme shumë specifike mjekësore dhe inxhinierike."

Duke diskutuar procesin e zhvillimit të materialit të ri, profesori Carmel Majidi, autori i studimit, tha: "Grimcat magnetike këtu kanë dy role.

"Njëra është se ata e bëjnë materialin të përgjigjet ndaj një fushe magnetike alternative, kështu që ju mund të ngrohni materialin përmes induksionit dhe të shkaktoni ndryshimin e fazës.

"Por, grimcat magnetike gjithashtu u japin robotëve lëvizshmëri dhe aftësi për të lëvizur në përgjigje të fushës magnetike."

Ajo vazhdoi: "Aty ku robotët tradicionalë janë të fortë dhe të ngurtë, robotët e butë kanë problemin e kundërt; ata janë fleksibël, por të dobët dhe lëvizjet e tyre janë të vështira për t'u kontrolluar.

"Duke u dhënë robotëve aftësinë për të kaluar midis gjendjeve të lëngëta dhe të ngurta, u jep atyre më shumë funksionalitet."

Lajme të ngjashme