Zhvendosja e civilëve nga Kherson, beteja për qytetin nis tani
Udhëheqësit e instaluar nga Rusia në rajonin Kherson të Ukrainës ditën e mërkurë nisën zhvendosjen masive të gati 60,000 njerëzve, mes paralajmërimeve të një kundërofensive ukrainase.
Ndërsa, zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë për krijimin e "histerisë" për të detyruar njerëzit të largohen, administrata pro-ruse ka nisur në mëngjes tu dërgojë mesazhe banorëve të Khersonit, në të cilat shkruhej: “Të dashur banorë, evakuohuni menjëherë. Do të ketë granatime të zonave të banuara nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Do të ketë autobusë nga ora 7:00, nga Rechport [porti i lumit] deri në Bregun e Majtë.”
Edhe komandanti i ri i Kremlinit në Ukrainë, gjenerali Sergey Surovikin në daljen e tij të parë para mediave në detyrën e re tha se situata në Kherson ishte "shumë e vështirë", duke shtuar se, "planet dhe veprimet të mëtejshme ndaj qytetit të Khersonit do të varen nga situata ushtarake dhe taktike në terren”.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vendimin për një ligj ushtarak në Kherson dhe tre rajone të tjera të Ukrainës - Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk.
Kujtojmë se, javët e fundit forcat ukrainase kanë përparuar nëpër disa pjesë të rajonit Kherson, duke kapur fshatra dhe toka bujqësore përgjatë bregut perëndimor të lumit Dnipro, i njohur gjithashtu si bregu i djathtë. Ndërsa, aftësia e Rusisë për të rifurnizuar trupat e saj atje është penguar rëndë nga sulmet e shpeshta me raketa dhe artileri ukrainase mbi urat që kalojnë në Dnipro.

Qytet jetik strategjik
Në ditët e para të pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë, kapja e qytetit jugor të Khersonit ishte një fitore kryesore strategjike dhe propagandistike për Kremlinin. Vetëm në ditën e shtatë të luftës, kryetari i Khersonit njoftoi se ushtarët rusë kishin hyrë në zonë dhe qyteti kishte rënë.
Gjeografikisht, ishte jetike, pasi Khersoni shtrihet në grykën e lumit Dnipro dhe jo shumë larg nga kanali që furnizon Krimenë me ujë – kanal i mbyllur nga qeveria e Ukrainës në vitin 2014, pas aneksimit të gadishullit nga Rusia.
Që nga shkurti, Kherson ishte qyteti i parë i madh i pushtuar nga Rusia dhe qendra e dytë më e madhe e popullsisë e pushtuar pas Mariupolit.
E edhe pse Kherson konsiderohet si qytet rus pas aneksimit të paligjshëm muajin e kaluar, të gjithë nga liderët e caktuar të Rusisë në rajon deri te komandanti i ri kanë ngritur alarm për t’i bërë ballë një ofensive ukrainase në rajon.
Megjithatë, administrata ruse atje ka premtuar se nuk ka asnjë plan për të braktisur qytetin dhe se sapo ushtria të "zgjidhë të gjitha detyrat", jeta normale do të kthehet.
Në fjalët e tij në televizionin rus, Surovikin, komandanti rus, përsëriti atë që është bërë paksa një tropikë në qarqet ruse: se ushtria ukrainase po përgatitej të bombardonte qendrën e qytetit të Khersonit. Ky pretendim është hedhur poshtë nga Ukraina si një propagandë ruse.
Rimarrja e qytetit nga Ukraina nuk do të jetë e lehtë, nëse ushtria ukrainase do të hezitojë të sulmojë një qendër urbane ku mund të mbeten dhjetëra mijëra civilë. Por forcat ushtarake të Ukrainës mbeten të forta ndaj ofensivës së Khersonit.
Të martën, kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov tha se, “ne do të bëjmë përparim të rëndësishëm deri në fund të vitit. Këto do të jenë fitore të rëndësishme. Do ta shihni së shpejti.”


