ShBA thotë se Rusia dëshiron ta zhdukë Ukrainën nga harta e botës - NACIONALE

ShBA thotë se Rusia dëshiron ta zhdukë Ukrainën nga harta e botës

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Ambasadorja e ShBA-së në Kombet e Bashkuara tha të premten se nuk duhet të ketë më asnjë dyshim se Rusia synon të shpërbëjë Ukrainën “dhe ta zhdukë atë tërësisht nga harta botërore”.

Linda Thomas-Greenfield i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Shtetet e Bashkuara po shohin shenja në rritje se Rusia po hedh bazat për të tentuar të aneksojë të gjitha rajonet lindore të Ukrainës të Donetsk dhe Luhansk dhe rajonet jugore Kherson dhe Zaporizhzhia, duke përfshirë instalimin e paligjshëm të zyrtarëve në zonat e kontrolluara nga Rusia, me qëllim të mbajtjes së referendumeve të rreme ose dekretit për t'u bashkuar me Rusinë.

Sipas Associated Press, Greenfiel më tej ka shtuar se një qëllim i tillë është bërë i ditur edhe nga vetë ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Kujtojmë se, në një samit të mbajtur në Kajro, Lavrov u shpreh se qëllimi kryesor i Moskës në Ukrainë është të çlirojë popullin e saj nga "regjimi i saj i papranueshëm".

E ky koment i tij duke se sugjeron që qëllimet e luftës së Moskës shtrihen përtej rajonit industrial të Donbasit të Ukrainës në lindje që përfshin Donetsk dhe Luhansk, Lavrov tha: "Ne me siguri do të ndihmojmë popullin ukrainas të heqë qafe regjimin, i cili është absolutisht antipopullor dhe antihistorik".

Nga ana tjetër, edhe zëvendës ambasadori i Rusisë në OKB Dmitry Polyansky i tha Këshillit të Sigurimit të premten se "Denazifikimi dhe çmilitarizimi i Ukrainës do të kryhet plotësisht".

“Nuk duhet të ketë më kërcënim nga kjo fazë për Donbasin, as për Rusinë, as për territoret e çliruara ukrainase ku për herë të parë pas disa vitesh njerëzit më në fund mund të ndiejnë se mund të jetojnë ashtu siç duan”, tha ai.

Polyansky paralajmëroi gjithashtu vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me artileri me rreze të gjatë dhe raketa MLRS se ata po zhvendosnin "vijën e përkohshme të sigurisë" më tej drejt perëndimit.

Ambasadorja amerikane poashtu u bëri thirrje të gjitha kombeve të përqafojnë diplomacinë pa përmendur Rusinë, duke thënë: “Le të jemi të qartë: veprimet e vazhdueshme të Rusisë janë pengesa për zgjidhjen e kësaj krize”.

Thomas-Greenfield citoi edhe prova të mizorive në rritje, duke përfshirë bombardimet e raportuara të shkollave dhe spitaleve, “vrasjen e punonjësve të ndihmës dhe gazetarëve, shënjestrimin e civilëve që përpiqeshin të largoheshin, vrasjen brutale me ekzekutim të atyre që bënin punët e tyre të përditshme në Bucha"- ku autoritetet lokale thanë se qindra njerëz u vranë gjatë kohës që ishte nën kontrollin e forcave ruse.

Ambasadorja shtoi se ajo ka prova që forcat ruse “kanë marrë në pyetje, kanë arrestuar me forcë, kanë dëbuar rreth qindra mijëra qytetarë ukrainas, përfshirë fëmijë, duke i nxjerrë nga shtëpitë e tyre dhe duke i dërguar në rajone të largëta në lindje”.

Kujtojmë se, zyrtarët ukrainas dhe rusë kanë njoftuar se gati 2 milionë refugjatë janë dërguar në Rusi. E ndërsa këto transfere Ukraina i ka portretizuar si të detyruara në tokën armike, Rusia i quan si evakuime humanitare të viktimave të luftës që tashmë flasin rusisht dhe janë mirënjohës për një shtëpi të re.

Edhe, një hetim i kohëve të fundit i Associated Press i bazuar në dhjetëra intervista ka zbuluar se ndërsa situata është më e nuancuar se sa sugjerojnë ukrainasit, shumë refugjatë janë me të vërtetë të detyruar të nisin një udhëtim surreal në Rusi, ku gjatë rrugës u nënshtrohen edhe abuzimeve të të drejtave të njeriut.

Lajme të ngjashme