Nënkryetari i Hamasit e paralajmëron Izraelin: Betejat ende nuk kanë filluar, nëse hyjnë nga toka… - NACIONALE

Nënkryetari i Hamasit e paralajmëron Izraelin: Betejat ende nuk kanë filluar, nëse hyjnë nga toka…

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Saleh al-Arouri, nënkryetar i byrosë politike të Hamasit me seli në Liban, ka thënë se “betejat ende nuk kanë filluar” me Izraelin.

Në një intervistë telefonike me televizionin e Hezbollahut, “Al-Manar”, Al-Arouri tha se udhëheqësit e Hamasit janë në komunikim të vazhdueshëm me Hezbollahun dhe tregoi se ishte takuar me kryetarin e këtij grupi, Hassan Nasrallah, më 7 tetor, në ditën kur Hamasi e nisi sulmin ndaj Izraelit, dhe se jo të gjitha takimet e tyre publikohen.

Al-Arouri publikoi një takim dje me Nasrallahun dhe me kryetarin e grupit tjetër, Xhihadi Islamik, Zia dal-Nakhaleh. “Beteja jonë është edhe beteja e Hezbollahut”- shtoi ai, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Nëse armiku hyn nga toka, do të jetë një humbje e pashembullt (për Izraelin)”- tha të mej nënkryetari i Hamasit, duke iu referuar ofensivës së pritshme tokësore të forcave izraelite në Gaza dhe pretendimeve se anëtarët e Hamasit janë në gjendje të mirë pavarësisht nga sulmet ajrore izraelite në enklavën e izoluar.

Al-Arouri e përmendi edhe çështjen e pengjeve që po mbahen nga Hamasi, duke thënë se të huajt janë “mysafirë”, por se të burgosurit palestinezë do të shkëmbehen me të ndaluarit e Hamasit në Izrael.

Ai u bëri thirrje banorëve të Bregut Perëndimor që “ta eskalojnë rezistencën me çfarëdo mjeti”. Ditëve të fundit është raportuar për përleshje mes forcave izraelite e palestinezëve në atë pjesë, ku thuhet se janë vrarë disa palestinezë.

Lajme të ngjashme