Takohen udhëheqësit e Hezbollahut, Hamasit e Xhihadit Islamik, diskutojnë se si ta arrijnë “fitoren” - NACIONALE

Takohen udhëheqësit e Hezbollahut, Hamasit e Xhihadit Islamik, diskutojnë se si ta arrijnë “fitoren”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, është takuar me udhëheqësit e grupeve militante palestineze, Hamasi e Xhihadi Islamik, me të cilët ka diskutuar se çfarë duhet të bëjë aleanca e tyre “për të arritur një fitore të vërtetë për rezistencën”, tha Hezbollahu të mërkurën.

Pjesë e një aleance rajonale që mbështetet nga Irani, Hezbollahu i armatosur rëndë ka pasur shkëmbime të përditshme zjarri me forcat izraelite përgjatë kufirit Izrael – Liban që nga shpërthimi i luftës me Izraelit e Hamasit më 7 tetor, raporton agjencia “Reuters”.

Në takim morën pjesë Nasrallahu i Hezbollahut, nënkryetari i Hamasit, Saleh al-Arouri, dhe kryetari i Xhihadit Islamik, Zia dal-Nakhala, thuhet në një deklaratë të Hezbollahut, ku nuk tregohet se kur është zhvilluar ky takim.

“U bë një vlerësim i pozicioneve ndërkombëtare që po merren dhe cilat palë të Boshtit të Rezistencës duhet t’i bëjnë... për të realizuar një fitore të vërtetë për rezistencën në Gaza dhe palestinezët dhe për ta ndalur agresionin brutal”- tha më tej Hezbollahu.

“Pati pajtim për vazhdimin e bashkërendimit”- shtoi grupi libanez me përkrahje nga Irani.

Hezbollahu njoftoi të mërkurën se dy luftëtarë të tij ishin vrarë, duke e çuar në 40 numrin e anëtarëve të vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Lajme të ngjashme