Hezbollahu thotë se është gati dhe do të kontribuojë në konfrontimet kundër Izraelit - NACIONALE

Hezbollahu thotë se është gati dhe do të kontribuojë në konfrontimet kundër Izraelit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Grupi i fuqishëm, i mbështetur nga Irani, Hezbollah, ka thënë se është gati dhe se do të kontribuojë në konfrontimet kundër Izraelit.

Ka pasur frikë se Hezbollahu mund të përfshihet në luftë pavarësisht paralajmërimeve të fuqive të huaja që grupi të qëndrojë larg konfliktit.

Izraeli ka vendosur automjete ushtarake në kufirin verior me Libanin në përgatitje për një sulm të mundshëm, raporton televizioni “Sky News”.

Hezbollahu është grup libanez shiit dhe për një kohë të gjatë e ka rreshtuar veten me kauzën palestineze.

Korrespondenti ndërkombëtar i televizionit “Sky News”, Alex Rossi, e përshkruan këtë grup si “të armatosur deri në dhëmbë me armë të sofistikuara dhe të trajnuar mirë”.

Lajme të ngjashme