Qeveria në detyrë del me komunikatë “përshëndetëse” për mbarëvajtjen e marshit mbështetës për drejtuesit e UÇK-së - NACIONALE

Qeveria në detyrë del me komunikatë “përshëndetëse” për mbarëvajtjen e marshit mbështetës për drejtuesit e UÇK-së

2 javë më parë

nga NACIONALE

Qeveria në detyrë ka dalë me komunikatë për shtyp pas përfundimith të marshit mbështetës për drejtuesit e UÇK-së në Hagë.

Qeveria shkroi se “përshëndet” marshin për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjizote dhe qëndrimet e shprehura.

Komunikata:

Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë.

Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për mijëra qytetarë pjesëmarrës, për sjelljen paqësore, paraqitjen dinjitoze dhe qëndrimet e qarta të shprehura gjatë këtij organizimi.

Marshi u zhvillua me kërkesën për lirimin e katër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, paraburgimi i të cilëve në Dhomat e Specializuara në Hagë ka hyrë në muajin e 70-të.

Qeveria vlerëson në veçanti bashkëpunimin e treguar nga organizatorët dhe pjesëmarrësit me organet e rendit dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës, i cili kontribuoi në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit.

Lajme të ngjashme