Gjashtë presidentët amerikan, përveç Bidenit, që nuk kandiduan për mandatin e dytë. Pse? - NACIONALE

Gjashtë presidentët amerikan, përveç Bidenit, që nuk kandiduan për mandatin e dytë. Pse?

2 muaj më parë

nga Dafina Demaku

Joe Biden u tërhoq nga gara presidenciale e vitit 2024. Kush janë Presidentë të tjerë amerikanë, që vepruan ngjashëm? Dhe pse? Gjashtë u tërhoqën, katër u vranë...

Të dielën, presidenti amerikan, konfirmoi se nuk do të vazhdojë garën për mandatin e dytë dhe mbështetjen e tij, ia dha zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris.

Tërheqja e 81 vjeçarit, vjen disa muaj pas shumë shpekulimeve dhe akuzave rreth gjendjes së tij fizike por edhe moshës.

Pas performancës së dobët – ashtu qysh u vlerësua më së shumti – përfshirë edhe referminin gabimisht ndaj presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky si ‘Presidenti Putin’, Biden iu përgjigj thirrjeve të shumëta që të tërhiqej nga kjo garë.

Por, Biden nuk është presidenti i vetëm amerikan që veproi kështu. Kush ishin të tjerët, dhe pse?

Harry S Truman (president 1945 – 1953)

[Truman, foto: AP]

Truman erdhi në detyrë pas vdekjes së Franklin D Roosvelt më 1945.

Presidenti i 33’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesoi vendin në përfundim të Luftës së Dytë Botërore dhe autorizoi bombat atomike mbi Hiroshima dhe Nagasaki.

Trumani është i njohur për implementimin e Planit Marshall, që kontribuoi në rimëkëmkbjen e ekonomisë në Evropën Perëndimore pas luftës dhe për vendosjen e Doktrinës Truman si dhe NATO-në.

Përkundër që fitoi mandatin presidencial më 1948, Truman vendosi të mos garonte për një mandate të dytë, për shkak se nuk qëndronte mirë në sondazhe.

Më 1952, ai deklaroi se nuk do të garonte për mandate të dytë, përmbledhur me këtë fjali:

“I kam shërbyer gjatë vendit, mendoj efektivisht dhe ndershmërisht”.

Truman vdiq në vitin 1972 në moshën 88 vjeçare.

Lyndon B Johson (president 1963-1969)

(Johnson, foto: AP)

Johnson erdhi në Shtëpine e Bardhë në vitin 1963 pas vrasjres së Presidentit John F Kennedy.

Ai u betua si president, në dhomën e konferencave në aeroplanin presidencial të Air Force One.

Ai është i njohur si presidenti që shërbeu në një mandat, pas fitores së zgjedhjeve në vitin 1964. Ishte në detyrë, për gjashtë vjet.

Në vitin 1968, presidenti i 36’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, iu drejtua amerikanëve, përmbledhur në një fjali si më poshtë:

“Nuk do të vazhdoj, dhe nuk do ta pranoj edhe një nominim të partisë për mandatin e dytë presidencial”.

Kjo fjali e rrallë, u tha derisa iu drejtua kombit amerikan në kohën kur krejt Amerika ishte e fokusuar në luftën jopopullore të Vietnamit.

Në atë kohë, Johnson po vuante në një sëmundje dhe bashkë me të, edhe ishte nën thumbin e kritikave rreth qëndrimeve të tij për luftën.

Johnson vdiq nga sulmi në zemër, në moshën 64 vjeçare më 1973.

Presidentë të tjerë që vendosën të mos garonin për mandatin e dytëË

-James K Polk – presidenti i 11-të amerikan (1845-1849)

-James Buchanan – presidenti i 15-të amerikan (1857-1861)

-Routherford B Hayes – presidenti i 19-të amerikan (1844-1881)

-Calvin Coolidge – presidenti i 30-të amerikan (1923-1929)

Katër presidentët që u vranë

Abraham Lincoln (president 1861-1865) - presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara, ishte presidenti amerikan i parë që u vra. U qëllua në kokë nga John Wilkes Booth më 14 prill 1865.

(Linkoln, foto: AP)

James Garfield (president 1881) – U vra në po atë vit.

(Garfield, foto: Reuters)

William McKinley (president 1897-1901)Presidenti i 25-të i Shteteve të Bashkuara, u qëllua gjashtë muaj pasi mori detzrën. Pasi përfundoi një fjalim në Buffalo, më 6 shtator 1901, derisa po përshëndetej dorë me dorë me njerëzit aty, dikush hapi zjarr në drejtim të tij, duke e qëlluar me dy plumba në krah.

Doktorët shpresuan atëkohë në rimëkmëbjen e tij, por kjo nuk ndodhi. Presidenti nuk u mbijetoi plagëve dhe vdiq tetë ditë me vonë, më 14 shtator 1901.

(McKinley, foto: AP)

John F Kennedy (president 1961-1963) – Vrasja e Kennedyt, është prej vrasjeve më të famshme të të gjitha kohërave.

(Kennedy - pak momente para vrasjes, foto: Reuters)

Presidenti 46 vjeçar, ishte qëlluar nga Lee Harvey Oswald. Ai po udhëtonte me veturë të hapur rreth Dallasit bashkë me gruan e tij Jackie më 22 nëntor 1963. Kennedy u qëllua në qafë. Pasardhës presidencial: Johnson. /Nacionale/

Lexo edhe:

Çfarë drame: Prapaskenat e fundjavës ku Biden u tërhoq nga gara

Lajme të ngjashme