Çfarë drame: Prapaskenat e fundjavës ku Biden u tërhoq nga gara
Presidenti Biden nuk e foli me askënd prej stafit të tij, deri në minutën e fundit, vendimin për t’u tërhequr nga gara presidenciale, vendim të cilit, bota e mori vesh nëpërmjet rrjeteve sociale, të dielën. As vetë Zëvendëspresidentja Kamala Harris, nuk e diti vendimin deri të dielën…
“Më duhesh ti dhe Mike në shtëpi”, tha Presidenti të shtunën mbrëma.
***
Presidenti Biden, e mori në telefon nga shtëpia e tij e pushimeve në Reheboth, Steve Ricchettin, një prej këshilltarëve të tij më të afërt. Ai po e kërkonte edhe Mike Donilon – një prej fjalimshkruesve të tij që i ka qëndruar afër për këtë punë, me vite të tëra. Shumë shpejt, të dy njerëzit që kërkoi Biden ishin aty, në Rehoboth, të distancuar [me metra, v.j] nga Presidenti Biden, për shkak të infektimit të tij me koronavirus.
Nga mëngjesi i asaj dite e deri natën vonë, treshja punoi në një prej letrave më historike të Presidencës Biden – letrën e tërheqjes nga gara presidenciale. Krejt kjo ndodhi, pas një thirrje të vazhdueshme, letrash e fushate nga top donatorët e demokratëve, aleatëve dhe miqve të kësaj partie.
Ai [presidenti Biden], nuk i tregoi askujt prej stafit për vendimin historik, deri në minutat e fundit kur këtë vendim do ta merrte vesh krejt bota, nëpërmjet rrjeteve sociale. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, foli me të mëngjesin e së dielës, kështu bëri edhe shefi i tij i stafit Jeff Zients e po kështu veproi edhe Jen O’Malley Dillon, kryesuesi i fushatës së deritashme të Biden.
Një pjesë e këshilltarëve të tij më të moçëm në këtë pinë, këtë lajm e morën drejtpërdrejt nga vetë Presidenti, kur ai bëri një thirrje nëpërmjet ‘Zoom’ në Shtëpinë e Bardhë. Të tjerë, e mësuan veç prej rrjeteve sociale.
“Besoj që është në interesin më të mirë ë partisë sime dhe vendit tim që të tërhiqem”, shkroi mes tjerash Presidenti Biden.
Vendimi ishte i befasishëm, për faktin se Biden, në ditët e kaluara po i shmangej me krejt arsenlin e vetë - të paktën gjuhësorë – çdo lloj përpjekje e pyetje rreth një vendimi të tillë.
Vendimi kulmoi pas një periudhe ku Presidenti duket se e mbajti si informacion, pothuajse të fshehtë mes një rrethi të tij të ngushtë shokësh, këshilltarëve të vjetër dhe anëtarëve të familjes, ani pse një vendim, që nuk ishte i paparashikueshëm sidomos pas debatit të tij me Donald Trump muajin e kaluar.
Por që kur Presidenti arriti në Delaëare bashkë me infeksionin nga koronavirus, ai iu tha gazetarëve se ‘po kalonte mirë’. Por, që aty, u krijuan dy realitete politike: I pari – tashmë gara elektorale kishte hyrë në një infrastrukurë autopilote, e cila do ta përcaktonte rrugës edhe vetë vazhdimin e përkrahjes për kampionin Biden.
Tjetra, ishte fakti se askush nuk e dinte se Biden do ta merrte një vendim të tërheqjes. E për këtë fakt, të gjithë duhet të llogarisnin vazhdimin e garës nga ana e Biden.
‘Absolutisht n’të’
“Absolutisht, Presidenti është në garë”, tha O’Malley Dillon, në programin ‘Morning Joe’ të MSNBC, dhe besoni ose jo, kjo fjali u tha mëngjesin e së premtës.
“Absolutisht Presidenti është në garë. Ai do të tregojë se si luftohet për popullin amerikan”, tha ajo.
Ashtu si të tjerë që besonin në këtë punë, edhe zonja O’Malley Dion, ishte e paraprirë të mirëmbante besimin e publikut.
Por gjërat po vështirësoheshin, sidomos nuk mund të anashkaloheshin thirrjet që vinin nga donator të Demokratëve dhe që këtë po e bënin publikisht.
Kështu ndodhi edhe të premtën, kur qindra juristë i bënë thirrje Presidentit që të tërhiqej nga gara për mandatin e dytë.
Edhe vetë njerëzit rreth Presidentit, nuk e kishin të qartë – të paktën nga deklaratat e tij – se si do të vepronte tutje ai.
Por, të premtën mbrëma, një rreth i ngushtë i Presidentit, e dinin se mundësia për tërheqje nga gara, sa vinte e bëhej më e dukshme. E të tjerë, dëgjonin mesazhe të kundërta nga vetë goja e Presidentit.
Për shembull, shefi i parë i stafit të Biden, Ron Klain, të premtën lëshoi fjalë të forta rreth vazhdimit të garës nga ana e Presidentit. Bile ai ka pranuar mesazhe mbështetëse nga emra të njohur senatorësh si Elizabet Warren, Faiz Shakir – një prej këshilltarëve më të njohur të Senatorit të pavarur nga Vermonti, Bernie Sanders.
“Qëndro” – i tha zoti Klain, zotit Biden.
“Ky është synimi im” – iu përgjigj Biden. “Dhe kjo është ajo që do ta bëj’.
“Ende në fushë’
Bashkëpunëtorët më të ngushtë të fushatës elektorale të Presidnetit Biden, zhvilluan një thirrje të rregullt telefonike mëngjesin e së shtunës, për atë që po besonin se do të ishte një lajm kthese në të ardhmen e zotit Biden.
Por, vetëm pak orë më vonë, dy - tre vetë prej tyre, thanë se ‘duhej të flisnin për elefantin në dhomë’.
Ish-anëtari i Kongresit nga kampi demokrat dhe shok i vjetër i presidentit, Cedric Richmond, ishte në mesin e atyre që po i dëgjohej zëri në këtë telefonatë dhe po besonte se Biden do ta vazhdonte garën. Bile në një moment ai tha: “Joe Biden është ende në fushë, kështu që do ta veshë një maicë Team Biden deri në tingëllimën e fundit’.
Dhe, i pyetur nëse besonte se zoti Biden do të qëndronte – pavarësisht fluksit të shumë lajmeve negative ditëve të fundit rreth tij – zoti Richmond tha: ‘Besoj që po’.
Senatori Chuck Schumer, demokrat nga Nju Jorku, e përshkruan një takim të fundit me Presidentit Biden, t’i kishte thënë se duhet t’i ketë parasysh tri gjëra të rëndësishme në rast tërheqjeje: rrezikun personal (kur të vazhdonte të mbetej në presidencë edhe pak), të ardhmen e vendit dhe ndikimi që do të kishte në Kongres nëse demokratët do të merrnin hapa në minutat e fundit në prag të zgjedhjeve të nëntorit.
Tri telefonata
Zoti Biden duket se dha shenja që po ndërronte mendje, të shtunën, pas një bisede që pati me zotin Richetti, zotin Tomasini dhe zotin Benal Mr.Donilon.
Presidenti u mundua për disa javë, ta heq vëmendjen e publikut nga debati i tij – performanca e tij e paqëndrueshme – muajin e kaluar me kundërshtarin e tij Republikan, Donald J. Trump.

[Foto: Mike Donilon, Steve Ricchetti and Jen O’Malley Dillon]
Por duket se nuk funksionoi.
I infektuar me koronavirus, Presidenti duket se draftoi një letër tërheqjeje nga gara, duke zgjedhur një moment ku s’kishte nevojë të ndezeshin kamerat, por duke e draftuar atë letër me zotin Donilon, autor i shumë fjalëve publike të zotit Biden, derisa zoti Riccheti e kishte për detyrë të fokusohej në hapa të tjerë, si për shembull, ta njoftonte stafin dhe për çkado tjetër të kësaj natyre.
Letra u finalizua të dielën.
Tre njerëzit e parë që e dëgjuan lajmin, përmes tri telefonatave nga vetë Presidenti ishin: zonja Kamala Harris, zoti Zients dhe zoti O’Malley Dillon, shkruan Neë York Times duke e dhënë informacionin që thotë ta ketë marrë nga njerëz shumë të afërt me pesidentin.
Mesditën e së dielës, pak minuta para se Biden t’ia bënte ‘publish’ letrës së rëndësishme në rrjete sociale, ai e kumtoi atë te i gjithë stafi i tij i këshilltarëve që menaxhonin strategjinë e tij të komunikimit. Ua lexoi letrën dhe i falënderoi të gjithë për shërbimin e tyre.
Dikush po qante në Shtëpinë e Bardhë
Disa në Shtëpinë e Bardhë, ishin në shok. Të tjerë po qanin. E të tjerë, të paktën morën frymë lirshëm, kur tashmë po e dinin se kah do të zhvendosej fushata elektorale.
Në Aspen, zoti Coons po fliste përballë një audience rreth ndikimit të Inteligjencës Artificiale dhe Dezinformimit.
“Kur zoti Coons po fliste para audiencës rreth rrezikut dhe ndikimit të asaj që njihet si ‘deep fake’ në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, anëtarë nga audienca, përfshirë gazetarët, po hallakatnin në telefonat e tyre për ta kuptuar një gjë: mos ajo që iu panë sytë, pra letra e tërheqjes nga gara e Presidenti Biden, ishte në të vërtetë një ‘deep fake’.
Dhe ky panel, në fakt u ndërpre nga ish sekretarja amerikane e shtetit, Condoleeza Rive, e cila e çoi njërën dorë në drejtim të gazetarëve për t’i pyetur ‘nëse letra ishte konfirmuar’.
Derisa ata po kontrollonin në telefonët e tyre, zoti Coons duhej t’i përgjigjej një telefonate nga Shtëpia e Bardhë.
U shokua kur mësoi se Biden ndërroi mendje.
“Jam i pikëlluar” – tha ai në një intervistë pas tërheqjes së Biden.
“Presidenti ishte kandidati jonë më i mirë. Megjithëkëtë, besoj se është koha të bashkohemi dhe Zëvendëspresidentja Harris është kandidatja më e fuqishme për këtë’.
Shumë përkrahës, anëtarë të stafit e bashkëpunëtorë e veç tyre, edhe familjarë, kanë shkruar pas vendimit:
“Jam shumë i lumtur që çdo mbrëmje mund t’i tregoj se e dua, dhe ta falënderoj. Thërras krejt amerikanët të bashkohen sonte në këtë pikë me mua. Faleminderit Zoti President. Të dua, Baba”, shkroi djali i tij, Hunter.
Ky artikull në NY Times, është shkruar nga: Katie Rogers, korrespodente nga Shtëpia e Bardhë. Michael D.Shear, korrespodent nga Shtëpia e Bardhë. Peter Baker, shef i korrespodentëve të The Times në Shtëpinë e Bardhë dhe Zolan Kanno –Youngs – korrespodent që ka mbuluar krejt paraqitjet e administratës Biden nga Shtëpia e Bardhë. Titulli origjinal në New York Times: "Brenda fundjavës ku Presidenti vendosi të tërhiqej"/ Përkthyer me shkurtime: Nacionale.