Thaçi gjykohet në Hagë për UÇK-në, jo për ‘Pronton’ - NACIONALE

Thaçi gjykohet në Hagë për UÇK-në, jo për ‘Pronton’

1 muaj më parë

nga Dafina Demaku

Për tri orë sa qëndroi në Kosovë në vizitë te babai i shtrirë në spital, Hashim Thaçi e ndërroi krejt rrjedhën e ditës.

Ai i përmbysi algoritmin online dhe e ndërroi ritmin jashtë.

Rreth 1 milion qytetarë, kanë qenë të interesumë me i pa pamjet e sjella në kohë reale nga vizita e Thaçit te babai në QKUK dhe këtë, nuk po e tregoj për t’u krenuar me shikueshmërinë e lartë në një situatë të ndjeshme – por po e them për ta dëshmuar se si një figurë pavarësisht rrethanave që s’mundi ta folë asnjë fjalë, mbledhi rreth vetes gjithë vëmendjen e opinionit publik.

Persona që afiliojnë me partinë Vetëvendosje, u munduan ta ndërrojnë rrjedhën e kësaj vëmendje të opinionit publik, duke tentuar ta relativizojnë figurën e Thaçit si politikan dhe duke sjell në vëmendje copëza të qeverisjes së tij dhe gjoja se sherri i atyne copëzave siç është rasti Pronto, mozaiku i tyne karshi figurës së Thaçit nuk arrinte të përmbushej. Ose edhe nëse përmbushej, veç qeverisja e tij iu binte ndër mend;

Ironia qëndron në atë se mes tyre, kishte edhe aso që janë paguar prej Hashim Thaçit pikërisht gjatë qeverisjes së tij – pra kanë marrë rrogë prej tij dhe kur ata janë paguar, shumë kolegë gazetarë, mes tyre edhe vetë, kanë qenë në masë të madhe, kritik të qeverisjes së Hashim Thaçit.

Të paguar si kozmopolitanët më të njohur në shehër, në universin e tyne sado të vogël komzopolit, nuk ka vend për emrat e mëdhaj të UÇK-së, shkaku që diçka s’pajtohen që UÇK-ja ua ka sjell lirinë që e shijojnë dhe në tabakun e së cilës, nuk kanë qitë kurgjo, diçka s’ju pëlqen si rrëfim; dhe sa herë ju vjen rasti, si rasti dje i Thaçit në Kosovë, mundohen me qaaq sa kanë kaqik me e zbehë atë rrëfim.

Megjithëse kanë të drejtë të mos e pëlqejnë Hashim Thaçin si politikan, kur e shpërfaqin ironinë, sarkazmën e dobët e deeri në urrejtjen ndaj tij, duke e kujtu rastin Pronto të kohës së Thaçit, teksa ai ndodhej te babai i shtrirë në spital, këta propagandues – dukeshin të vocërr dhe gati qesharak, kur provonin të mashtronin;

Sepse Hashim Thaçi nuk është në Hagë për rastin Pronto, por për UÇK-në.

E dinë edhe ata, shumë më mirë se juve që provonin t’ju mashtronin, por pikërisht ky ishte edhe synimi, pra që për një moment, njeriu qe e kishte vëmendjen dhe respektin e mbi 1 milion njerëzve në Republikën e Kosovës, shkaku i gjykimit në Hagë për UÇK-në, të fillonte të shihej sikur është në Hagë për Pronton.

Ka mundësi, që po të ishte një kohë tjetër, dhe po të kishte një metodë sado komuniste që do t’ju binte në dorë, ku njerëzit nuk do të kishin mundësinë të informoheshim, ky rrëfim edhe do të merrte hov;

Pra që kërkush, kërkund mos me pasë pikë respekti për udhëheqësit e UÇK-së;

Që ju të besonit se Thaçi më shokë në Hagë gjykohet për rastin Pronto;

Dhe që sadopak, të kontribojnë që nëse potencialisht udhëheqësit e UÇK-së në Hagë do të dënohen, mes tyre edhe Hashim Thaçi - këta ta trashin rrëfimin e tyne anti-UÇK duke e mbështjellë atë me kohën e qeverisjes së disa prej figurave që derivonin nga UÇK-ja.

Lajme të ngjashme