Terren në Kamenicë - "Luani i famshëm", sheshi në gjysmë dhe kryetari që më priti në zyrë - NACIONALE

Terren në Kamenicë - "Luani i famshëm", sheshi në gjysmë dhe kryetari që më priti në zyrë

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

E mërkurë 15 mars. Pas dy muaj terren në Prishtinë, vendosa të dalë jashtë kryeqytetit. Duke i menduar qytetet në të cilat mund të shkoja, një lajm i ditëve të fundit ma përcaktoi vendimin.

Do të nisem për në Kamenicë. Një komunë e vogël por që është bërë shpesh pjesë e lajmeve. Bile edhe Nacionale.com.

Arsyet janë të shumta. Qysh në kohën e zgjedhjeve lokale, kur VV-ja e mori pushtetin në këtë komunë nga kryetari që më herët ishte në VV por më pas doli në partinë që u nda nga VV-ja, PSD. Kryetari i atëhershëm Qëndron Kastrati do të merrte një vendim që do të nervozonte shumë banorë të fshatrave të Kamenicës.

Çështja ishte kështu: kryetari i atëhershëm Kastrati kishte nisur një reformë ku për shkak se në disa fshtara në shkolla kishte pak nxënësa, ata të shkojnë të mësojnë në shkollat tjera. Komuna do t’ua pagunte udhëtimin dhe të tjera shpenzime. Por prindërit e nxënësave nëpër ato fshatra do të protestonin kundër kësaj reforme. Kundër ishte edhe Kadri Rahimaj, si kandidat i VV-së.

Edhe Ministria e Arsimit që drejtohet nga VV-ja. Dhe Rahimaj fitoi zgjedhjet, ani pse më vonë Gjykata Kushtetuese do të vendoste që “vendimi ishte anti-kushtetues”. Megjithatë problemi me këta nxënës dhe shkolla ende vazhdon. Por kjo nuk ishte tema e storieve kur unë mbërrita në Kamenicë.

Është ora 12:45 dhe sapo jam arrita në Kamenicë. Nisem direkt në objektin e Komunës së Kamenicës. Dua ta takoj kryetarin. Duke qenë se ai është nga Lëvizja Vetëvendosje, drejtuesit e së cilës njihen si personalitete që flasin hapur për mediat, nuk prisja që një kryetar komune nga kjo parti do të më priste, sidomos për faktin që i shkova pa e thirrur paraprakisht.

Por ai kishte disa takime të tjera dhe më duhej që të prisja nja 1 orë. Vendosa ta kryej “obligimin” e çdo shqiptari, “me honger bukë”. Impresionohem me mikëpritjen që më bëhet. Askund nuk paguaj kafe e as për ushqimin. Në ndërkohë që jam në një restaurant më flasin shumë qytetarë të Kamenicës. Ata kanë halle më shumë nacionale. Flasim për politikë, qysh po i kryen punët kryeministri, qysh po akuzojnë opozita e çka jo. Por nuk kam kohë më shumë. Duhet të shkoj të takohem me kryetarin e Komunës. Unë mezi po prisja që të shikoja pikturën me luan. Por a e gjeta?

Kur kuptova se piktura nuk ishte në zyre, e vazhdova intervistën me kryetarin për gjëra të tjera. Por fillimish u ndala në sheshin e pa përfunduar të pyes qytetarët nëse kanë ndonjë pyetje për kryetarin. Këto ishin pytjet e tyre dhe përgjigjet e kryetarit.

Lajme të ngjashme