25 vjet pas vrasjes në Prishtinë, palët ballafaqohen në Gjykatën e Apelit - NACIONALE

25 vjet pas vrasjes në Prishtinë, palët ballafaqohen në Gjykatën e Apelit

1 ditë më parë

nga Eriola Cacaj

Hamdi Mavriqi, Labeat Kastrati dhe Fahri Kajtazi janë paraqitur sot para Gjykatës së Apelit lidhur me rastin e vrasjes që kishte ndodhur në vitin 2001 në lokalin “Inter Klub” në Prishtinë.

Të tre të akuzuarit, në shkallën e parë, ishin dënuar me gjithsej 22 vjet e 5 muaj burgim për vrasjen e A.M., e cila kishte ndodhur rreth 25 vjet më parë.

Mavriqi, Kastrati dhe Kajtazi kanë apeluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa sot, para kolegjit të Gjykatës së Apelit, kanë elaboruar ankesat e tyre.

Lajme të ngjashme