Shpend Ahmeti dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për deklarim të rremë të pasurisë
Është dënuar me 2 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti është dënuar për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë. Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ai akuzohet se nuk ka deklaruar mjete financiare në vlerë prej 54 mijë e 400 euro, të pranuara nga llogaritë personale të nënës së tij, si dhe 118 mijë euro të tjera. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin në 172 mijë e 600 euro.
Vendimi u dha sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska.