Shëtitjet e çuditshme të Kurtit nëpër Mitrovicë, në ditën kur qytetarët votojnë - NACIONALE

Shëtitjet e çuditshme të Kurtit nëpër Mitrovicë, në ditën kur qytetarët votojnë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka vazhduar të shëtisë nëpër Mitrovicën e Jugut, një prani e cila po interpretohet si presion ndaj qytetarëve të cilët janë duke votuar për rundin e balotazhit.

Fillimisht, ishte paraparë që Kurti të shkonte në një lokal tjetër, por aty pronari e ka mbyllur lokalin, për të mos ‘lejuar ndonjë eskalim të mundshëm të situatës atje’.

Më pas, kryetari i VV-së ka shkuar në një tjetër kafene përballe liqenit artificial në Mitrovicë.

Deri tani, Albin Kurtit i kanë bërë thirrje partitë si PDK dhe AAK, që të shmangë çdo lloj provokimi e presioni dhe të mos ia prishë Kosovës ditën e demokracisë.

Lajme të ngjashme