"Për neve nuk ka problem" - Pronari i G&G Exclusive u arrestua për mashtrimet me vila, gruaja e tij thotë se nuk ka fakte
Ka dy javë Gazeta ‘Nacionale’ po merret me hulumtimin mbi mashtrimin që kjo kompani ia ka bërë klientëve të saj për ndërtimin e villave të drurit.
Pra bëhet fjalë mijëra euro që ua mori klienteve e villat nuk u përfunduan asnjëherë!
Pas arrestimit të pronarit të kesaj kompanie gazetarja Besarta Hoti, ishte përsëri tek zyret e tyre. Insistimi ishte me marrë një përgjigje konkrete nga kjo kompani.
Bashkëshortja e drejtorit të kësaj kompanie i tha gazetës Nacionale se nuk ka ndonje fakt për mashtrim.
Kjo nuk është e tera. Në ditët në vazhdim kemi me publiku edhe rrëfime tjera. Nga kjo kompani jane mashtruar edhe qytetarë të tjerë nga rajoni.
Tashmë organet shtetërore e kanë në dorë rastin dhe ju mbetet me kry pjesën tjetër, ndërkaq për krejt qytetarët që janë viktima të kësaj kompanie ju mbetet me u lajmëru në Policinë e Kosovës.