Drejtori i Kadastres në Prishtinë: Ka rritje të regjistrimit të pronës në emër të grave dhe vajzave - NACIONALE

Drejtori i Kadastres në Prishtinë: Ka rritje të regjistrimit të pronës në emër të grave dhe vajzave

2 javë më parë

nga NACIONALE

Gazetari i Nacionales, Burim Pacolli, ka realizuar një storie në lidhje me përfshirjen e grave në regjistrimin dhe ndarjen e pronave.

Pacolli ka zhvilluar një intervistë me drejtorin e Drejtorisë së Kadastrës, Gjeodezisë dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, të cilin e ka pyetur se si zhvillohet procedura e regjistrimit të pronës dhe sa janë të përfshira gratë në trashëgimi.

Zakonisht, Kadastra është në fund regjistruesi përfundimtar. Mirëpo, fillimisht janë disa procedura: kryhet një procedurë te noteri, një procedurë tjetër te gjeodeti, nëse ka nevojë, dhe pas gjithë asaj procedure prona vjen për t’u regjistruar në Kadastër. Zakonisht, pronat regjistrohen në emër të dy bashkëpronarëve”, ka deklaruar drejtori Begolli për Gazetën Nacionale.

Gjithashtu, drejtori Begolli ka bërë të ditur se ka më shumë vetëdijesim te qytetarët dhe se është rritur numri i rasteve kur prona po regjistrohet si në emër të gruas, ashtu edhe në emër të burrit.

Përpara nuk ka pasur shumë raste, mirëpo kohëve të fundit po hasim në kërkesa ku regjistrimi po bëhet në emër të të dy bashkëshortëve. Ose, për shembull, babai blen një pronë dhe e ndan për të tre fëmijët, ku përfshihen edhe vajza edhe djem. Ka rritje të këtij trendi dhe besoj se është tepër mirë që ky trend po vazhdon të rritet”, ka deklaruar Begolli.

Lajme të ngjashme