Pas akuzave të Haki Abazit për rastin Dehari, shkova tek ministrja Haxhiu por më qiten jashtë, implikohet edhe Policia - NACIONALE

Pas akuzave të Haki Abazit për rastin Dehari, shkova tek ministrja Haxhiu por më qiten jashtë, implikohet edhe Policia

3 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Sapo dëgjova konferencën e deputetit Haki Abazi, dhe në mënyrë specifike ato që ai i tha për “rastin Astrit Dehari” shikova tek kalendari i ngjarjeve për të parë nëse kishte ndonjë ngjarje publike ku do të merrte pjesë dikush nga figurat që i përmendi deputeti.

Ngjarja e parë më doli, ajo e orës 11:00 në të cilën thuhet se “Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të hapë konferencën "Ndalja e ciklit të dhunës - programet për kryerësit e dhunës në familje”, që organizohet nga Këshilli i Evropës”.

Menjëherë u nisa drejt Hotelit “Swiss Diamond” ku po mbahej konferenca. Qëllimi ishte i qartë: ta pyes minsitres Haxhiu për akuzat e Abazit.

Kur mbërrita tek hoteli dhe tek salla ku mbahej ngjarja publike, organizatorët më kërkuan që të regjistrohem. U regjistruam unë dhe kameramani Bedri Asllani. Nuk hyra në sallë, por po qëndroja tek korridori me qëlllim që të prisja për ndonjë deklaratë nga ministrja.

Gjithçka ishte normale dhe teksa po e prisja minsitren, aty erdhi këshilltarja e tij (në video e them gabimisht zëvëndësminstrja) Nazile Bala. Meqënse edhe ajo përmendet nga deputeti Haki Abazi, vendosa ta pyes se cili është komenti i saj.

Ajo nuk pranon të komentoj, duke më thënë se “nuk dëshiron të merret me Haki Abazin”.

Duke mos dashur të ndërhyjë tek ngjarja brenda sallës nuk vazhdoj më tutje. Mbes tek korridori, në pritje të minsitres Haxhiu.

Por menjëherë fillojnë problemet. Një punëtore e hotelit e cila shihet në video më kërkon nëse kam ftesë për të qenë aty. I tregoj se nuk më nevojitet ftesa sepse ngjarja është publike. Plus që për këtë ngjarje ishim të njoftuar për të marrë pjesë nga vet Minsitria e Drejtësisë.

Në ndërkohë arrinë aty ministrja Albulena Haxhiu, e cila më thotë se do të deklarohet për media pasi të mbajë fjalën e saj. I them se po e pres.

Por në ndërkohë, organizatorëve të ngjarjes nuk i pritet që të më qes jashtë. Zyra e Këshillit të Evropës, Zyra në Prishtinë, urdhëron daljen nga hoteli.

“Organizatorët po e kërkojnë këtë gjë”, më thonë të dytë. Nën përcjelljen e sigurimit dalë nga hoteli, teksa brenda në sallë mbesin të gjitha mediat tjera të pranishme. Askush tjetër nuk përjashtohet sikurse unë.

Jam para hotelit. Në pritje të minsitres. Më afrohen dy pjestarë të Policisë së Kosovës. Ata kërkojnë që unë të identikohem përmes një dokumenti zyrtar. Ia jap pasaportën dhe pasi na marrin të dhënat, vazhdojnë me punën e tyre. Edhe unë vazhdoj me punën time, pritjen.

Tek hyrja më bashkangjiten të tjerë kolegë. Edhe ata tashmë janë aty për minsitren Haxhiu.

Pas nja 30 minutave nga hyrja e hotelit doli ministrja. Ajo e mbanë premtimin dhe ndalet për deklaratë për media. Mohoi akuzat e deputetit Haki Abazi. Dhe për krejt ngjarjen, topi gjuhet tek Prokuroria. Aty përfundon edhe ngjarja ime, në të cilën u shkelën e drejta ime si gazetar. Nga Këshilli i Evropës që do të duhej të më garantonte këtë të drejtë.

Për më shumë ndiqeni videon:

Lajme të ngjashme