Haki Abazi: Video-incizimet dëshmojnë se kush i zhduki mostrat e Astrit Deharit - NACIONALE

Haki Abazi: Video-incizimet dëshmojnë se kush i zhduki mostrat e Astrit Deharit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka “shpërthyer bombën” me deklaratat e tij në konferencën e sotme për media në hollin e Kuvendit.

Abazi tha se ka video-incizime që dëshmojnë kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Audio-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit e Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit. Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit”, tha Abazi, raporton Nacionale.

Sipas tij, pyejet që ka ngritur ai rreth rastit Dehari, kanë bërë që të kërkohet shkarkimi i tij.

“Hulumtimi im, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kanë sjellur tek shkarkimi dhe anatemomi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor ndaj borxhit që kemi se ka ka ndodhur me rastin Dehari, si është e mundur në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit, dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme”, tha Abazi më tutje.

“ As si deputet nuk mund të rrijmë të heshtur përballë një procesi të tillë, dhe duhet ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur këtë temë. Instituti monitorohet 24 orë nga kamerat dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera dhe janë zhdukur. Porosia ime për Albulena Haxhiun është që të kryejë punën e saj”, deklaroi Haki Abazi.

Nacionale ka pyetur menjëherë prokurorin Blerim Isufaj në lidhje me pretendimet e bëra nga deputeti Abazi, dhe ai dha përgjigjen si vijon:

Nëse ka thënë ashtu, ne nëser do ta intervistojmë Kurtin e Haxhiun. Në fakt të hënën, meqenëse nesër nuk është ditë pune, menjëherë në ditën e ardhshme të punës, do t’i i ntervistojmë.”

Kujtojmë që z. Abazi edhe para disa vitesh kishte shprehur bindjen se prapa vdekjes së Deharit mund të qëndronte dikush nga struktura e asokohshme e Vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme