Pamfleti anti-UÇK: Si i ndryshoi deklaratat Dimal Basha shpejt, për pesë ditë?
Dimal Basha – bashkautor i punimit që e cilësonte UÇK-në si organizatë e financuar nga paratë e trafikut të drogës, ka kërkuar falje.
Por çka tha ai brenda pak ditësh për këtë punim dhe si e mbrojti Albin Kurti vetëm tri ditë më parë?
Në fillim, Basha shkroi një status në Facebook, ku tha se bashkautorja, tashmë e njohur si anti-shqiptarja Jana Arsovska, ka sqaruar situatën.



Situata, sipas tij, ishte se Basha nuk kishte marrë pjesë në shkrimin e artikullit ku flitej për UÇK-në “kriminale”
Në statusin e tij, Basha fillimisht e quajti këtë si ‘sulm nga qarqet e caktuara’ dhe ‘të pavërtetë’
Pamfleti famkeq, që denigron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bartte brenda vetes edhe fjali si:
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), gjatë rritjes së saj, bashkëpunoi me kriminelë shqiptarë brenda dhe jashtë Kosovës”


Si e mbrojti kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Dimal Bashën për këtë punim?
“Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, e ka dhënë sqarimin për atë publikim që është bërë para më shumë s enjë decade dhe aty e ka sqaruar se kapitulli apo kreu që e ka shkruar ai, nuk ka të bëj me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” – tha kryeministri në detyrë Albin Kurti, para tri ditësh.
Çka tha Dimal Basha dje?
"Edhe një herë, kjo ka qenë kur kam qenë student, viti 2012, edhe unë kurrë në jetë nuk e kam lexu artikullin, kurrë në jetë… unë hera e parë kur e kam pa që është publiku artikulli komplet.
Po pajtohem që është dashtë me kanë më i kujdesshëm. Unë se kam lexu atë artikull kurrë. Sikur ta kisha lexu unë do të kisha reagu menjëherë dhe nuk do ta kisha lënë 13 vjet me qëndru aty.
Pajtohem, edhe kërkoj falje për pakudjesinë time"