“Nuk ka boshnjakë, geja e lezbike” - Si më shokoi deputetja Duda Balje teksa i kërkova llogari për Kodin Civil - NACIONALE

“Nuk ka boshnjakë, geja e lezbike” - Si më shokoi deputetja Duda Balje teksa i kërkova llogari për Kodin Civil

3 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Ka dy muaj që kam vendosur të dalë në terren për të ndjekur ngjarje të ndryshme duke folur dhe kërkuar llogari nga minsitrat. Ndërsa pak kam kërkuar llogari deputetët e Kuvendit. Por do të duhej të ishte e kundërta, dhe këtë kam vendosur ta ndryshoj. Arsyeja është e qartë.

Kosova është Republikë Parlamentare. Pra ne votojmë për deputetët, të cilët më pas zgjedhin Qeverinë. Për t’ua qartësuar edhe më thjeshtë. Ne nuk e votojmë Albulena Haxhiun, Hekuran Muratin ose Donika Gërvallen për ministra, por e votojmë Armend Mujen, Duda Baljen apo Bekë Berishën. Këta më pas e votojnë Qeverinë dhe kabinetin.

Pra ne nuk e votojmë listën me kandidat për minsitra por për deputetë. Andaj si votues por edhe si gazetar, do të provoj që përpos kërkimit të llogarisë ndaj kabinetit qeveritar të kërkojë llogari nga Kuvendi të cilët kanë fuqi në zgjedhjen dhe rrëzimin e një kabineti.

Kësisoj, do të filloj të qëndrojë më gjatë në Kuvendin e Kosovës, aty ku 120 deputetë janë për të na përfaqësuar dhe dhënë llogari. Dhe kur ministrat refuzojnë të japin llogari para mediave, ata nuk mund të mos japin llogari para deputetëve. Nëse ka presion ndaj deputetëve, presioni mund të shkoj deri tek Qeveria.

Por kjo nuk do të thotë që me i la rahat ekzekutivin sidomos për politikat vendimarrëse, që nuk varen nga deputetët dhe Kuvendi.

Për ta ilustruar këtë që po them, vendosa që të bëjë intervistën e parë, në të cilën kërkoj llogari nga deputetja Duda Balje, me të cilën kam kohë që kërkoj të bisedojë për diçka që varet direkt nga aj: Vota për Kodin Civil në të cilën përfshihet edhe lejimi i martesave mes seksit të njejtë.

Duda Baljen e takova në korridorin e Kuvendit teksa kishte përfunduar drejtimin e një mbledhje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ku është edhe kryetare. E pyeta se përse ajo ka të drejtë të martohet e një burrë gej ose lezbike nuk ka të drejtë. Ajo nisi të përdorë argumentet e njejta “familja, feja, nderi, tradita”.

Megjithatë unë insistova. Intervista mund të duket sikur është një ripërsëritje e një pyetje dhe përgjigje të njejtë por në fakt kur ajo përsëritet disa herë nxjerrë arsyen e vërtetë pse është kundër martesave mes seksit të njejtë.

Më shokuese ishte momenti kur më thotë se ajo përfaqëson një grup të njerëzve që janë kundër martesave mes seksit të njejtë. Kur e pyes nëse po përfaëson homofobët e mohon.

Më pas më thotë se ajo përfaqëson komunitetin boshnjak të cilët janë kundër dhe sipas saj nuk ka “boshnjak që është gej ose lezbike”. Deputetja mendon se nacionaliteti dhe orientimi seksual janë të lidhura mes vete.

Në fund, biseda më Duda Balje nuk është edhe aq e rëndësishme. është në fakt vetëm një thyerje e akullit, mes meje si gazetar dhe deputetëve ndaj të cilëve do të kërkoj më shumë llogari.

Lajme të ngjashme