Nëpër Speciale - NACIONALE

Nëpër Speciale

11 muaj më parë

nga Dafina Demaku

Dëshmitë paraparake në Speciale, ajo e Jamie Rubin dhe Paul Williams, ishin të fokusume në Marrëveshjen e Rambujesë. Në aspektin juridik, në kontekstin e mbrojtjes së presidentit Hashim Thaci, ideja që fokusi i këtyre diplomatëve me nam, të jetë në Marrëveshjen e Rambujesë, është vec tjerash, për me elaboru sa ma shumë, mënyrën se si ka funksionu Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), me përfaqësuesin e saj në kështjellen e Rambujesë, në kuptimin mungesës së një strukture të rregullt ushtarake, ta zëmë qysh e kanë shtetet e konsolidume ndër vite dhe mënyrën se qysh Hashim Thaci si udhëheqeës i kësaj guerile, është dashtë me u marrë vesh me komandantët e zonave për gjithçka.

Për këtë, shuuumë mirë flet edhe këshilltari i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Marc Ëeller në librin e tij Shtetësia e kontestuar, njëherit tash edhe këshilltar i Qeverisë Kurti, por për detajet jashtëzakonisht interesante rreth Rambujesë, që gjenden në atë libër, po e lëmë një herë tjetër.

Tani vërehet, që dëshmia e mbrojtjes në Hagë, po shkon drejt aspektit edhe – le të themi - sa më ushtarak. Marrëveshja e çmilitarizimit të UÇK-së, është po ashtu një nga momentet kyçe në historinë e Kosovës, po aq sa vetë historia e UÇK-së.

John Duncan, njeriu që qëndron prapa hartimit të kësaj marrëveshje, e cila kritikohet sot nga ata që e kanë dashtë luftën paaak ma me shkollë dhe luftëtarët e UCK-së paaak ma të shkollumë, e rrëfen sot në Speciale me një fjali, rëndësinë e kësaj marrëveshje që nënkupton se e ndryshoi rrjedhën e historisë për UCK-në po edhe për Kosovën.

Konstantimin e zotit Duncan, e përforcon ky dokument i CIA-s, i 3 janarit të vitit 2000 (Shiko në video).

Në pikën 4, ky dokument flet për ‘përshkrimin e involvimit të UCK-së në ndonjë akt terrorist, nëse ka’ dhe konstatimi i këtij dokumenti është ky: ‘UCK nuk ishte e involvuar në ndonjë aktivitet terrorist’.

Dhe pika përmbyllese e raportit, është një fjali që flet për orientimin perëndimor të udhëheqësve të UÇK-së, e cila thotë se ish-liderët e UCK-së favoriziojnë Shtetet e Bashkuara si forca kryesore në fushatën ajrore të bombardimeve të NATO-së kundër caqeve serbe.

Fokusimi në këtë pikë, pra në çmilitarizimin e UÇK-së në Speciale, është po ashtu vazhdimësi e dëshmive të figurave si Jamie Rubin, i cili foli edhe për telefonatat që Hashim Thaçi kishte me presidentin amerikan Bill Klinton.

Në dokumentin që po e shihni, në këtë video, ju mund ta vëreni një pjesë të një prej transkripteve të një telefonate Thaci- Klinton, të 25 qershorit 1999, katër ditë mas nënshkrimit të marrëveshjes për çmilitarizim në mes të UCK-së dhe NATO-s, ku Klinton, ashtu qysh tha Rubin dhe qysh thotë dokumenti që po e shihni, admironte lidershipin e Thacit.

Marrëveshja që e ruante komponenten ushtarake, si derivat të së cilës sot e kemi edhe ushtrinë tonë, FSK-në, e kallxon ‘shkollën’ e udhëheqësve të UCK-së, që sot e lypin shumë njerëz që i kritikojnë këto marrëveshje.

Dy dokumentet që i shihni tash, njani i shkrumë me dorë, janë njoftimi në atë kohë i Larry Rossin, drejtor për cështje të evropës juglindore në departamentin e shtetit në periudhën 98-99, që ia dërgon delegacionit amerikan në takimin e G8-tës në Gjermani, për arritjen e marrëveshjes NATO-UCK.

Dhe tjetri, i rusit Sergei Lavrov që protestonte në OKB kundër marrëveshjes UCK-NATO, e cila e ruante komponenten ushtarake.

Dëshmitë e mbrojtjes në Hagë, në masë të madhe janë përdorë këto ditë edhe për betejë në politikën e brendshme, me konstatu se kush sa orë edhe kah ka luftu, por sa ma shumë që dëshmitarët e mbrojtjes po thellohen e po navigojnë në ditët ma të randa të historisë tonë, po e shpërfaqin edhe peshën historike të këtyne njerëzve dhe të vetë UCK-së. Për të tjerat, qysh thonë, vec ulnu e ngoni seri...

Lajme të ngjashme