“Mos e shkyni paketën” - NACIONALE

“Mos e shkyni paketën”

1 javë më parë

nga Dafina Demaku

Kryeministri Albin Kurti thotë se kur diskutohet për Marrëveshjen me Serbinë, të mos shqyhet paketa.

Me këtë, ai nënkupton që të flitet për Marrëveshjen si pako, në tërësi, e jo në veçanti duke nënkuptuar vetëm Asoaciacionin.

Video komenti i Dafina Demakut.

Ka qenë ni kohë, jo shumë moti, kur për ckado në Kosovë u përmendke kutia e Pandorës. Për gjithcka e përmendshim, herë e çelshim, herë e mshelshim.

Për ndryshimin e kufijve, thojshin mos gaboni se çelet kutia e Pandorës.

Për demarkacion me Malin e zi, thojshin mos gaboni me çelë, edhe pse masandej e çelëm dhe si t’zot që jemi edhe e mshelëm.

Kryeminstri Albin Kurti në një bisedë me kolegët gazetarë Kushtrim Sadiku dhe Gjeraqina Tuhina, këmbënguli që mos me u shky atë që ai e quan Paketë.

Çka ka në këtë paketë të Pandorës që Kurti po thotë mos me e shky, po me i nxjerr sendet me rend?

Është Marrëveshja Bazike, Aneksi i Ohrit dhe Drafti i Asociacionit.

Këtë paketë, vetë Kurti e ka shky.

Kjo ngjarje ka ndodhë në tetor të vitit 2023, kur Kurti pranon draftin e Asociacionit nga ajo që na e quajmë pesëshja evropiane.

Pra, duke e pranu Draftin e Asociacionit, është kryeministri i pari ai që le të themi, ia kë shpu një grimë Paketës.

Pse? Qe ni kronologji ngjarjesh se cka ka ndodhë për ni vit dhe që kanë të bëjnë kryesisisht me atë se pse Paketa, e ka fokusin kryesisht te Asociacioni.

Më 27 shkurt 2023, Kosova dhe Serbia janë dakordu për ni marrëveshje që quhet marrëveshja bazike ose marrëveshja bazë.

Kjo marrëveshje i ka 11 nene dhe fokuesin kryesisht e ka në çështje të fqinjësisë së mirë, pra mes Kosovës dhe Serbisë.

Pra, në përgjithësi, Marrëveshja Bazë ose Bazike, e ka qet kuptim.

Na mundemi me i lexu 11 nenet, me një gjuhë kryesisht administrative si “palët”, “të përkushtuara” etjerë etjerë, por sot s’po e lexojmë, nëse dikush don me e mbajtë në mend se cka është marrëveshja bazike, pra është qajo, që flitet kryesisht për fqinjësinë e mirë mes dy vendeve.

Cka mundet me iu kujtu në këtë marrëveshje, është zhurma që pati ndodhë – dorën në zemër – me të drejtë rreth një fjalie në preambulën e saj ose n’hymjen e saj, që folë për kapërcimin e trashëgimisë të së kaluarës.

Kalojmë te Aneksi;

Aneksi është ni pjesë e marrëveshjes, integrale, pra e pa shkëputun ose e pa shkyme prej marrëveshjes qysh kish pas qejf me folë kryeministri, edhe i ka gjithsej 12 pika.

Aneksi, qysh e dimë krejt prej marrëveshjeve edhe private në jetën e përditshme, osht ni dokument po aq i rëndësishëm sa krejt kontrata ose marrëveshja paraprake.

Për shembull, kur keni punë dicka në bankë, ose kryeni naj shitblerje, nëse e kni ni dokument që quhet Aneks, ai osht po aq relevant ose aq i rëndësishëm sa dokumenti tjetër me të cilin keni kry punë ose jeni shërby për dicka.

E tash, qeky Aneksi, i Marrëveshjes Bazë e cila folke kryesisht për fqinjësi të mirë, ky tash folë vec për Asociacionin.

Njohësit e këtyne çështjeve, e përmbledhin kështu:

-Marrëveshja e detyron Serbinë, ose e shtyn në obligim për çështjen e të pagjeturve kurse Kosovën për Asociacionin.

Pra qekaq osht muhabeti i Paketës që Kurti po thotë me e mësu me ushtru qysh me thanë.

Na mundemi nime rendin me ia mësu, me thanë: Ma – rrë - veshja; A- Ne – ksi. Ama sillu pshtillu që thotë populli jonë i dashtun, përfundimi osht qaty.

Pra, qekjo osht marrëveshja ose Paketa që qeveria Kurti qaq ka mujtë me bo dhe të cilën po thotë mos e shkyni.

Po, edhe nëse e mban të pashkyme, edhe nëse i nxjerr me rend dokumentet qysh edhe këmbëngulë Kurti, Asociacioni ka me t’dalë. Qaty është.

Lajme të ngjashme